Raportin nga mbikëqyrësi për progresin e punimeve në Korridorin 8 dhe 10d për periudhën nga 01.09.2025 deri më 31.09.2025 mund ta shkarkoni në formatin pdf këtu.
NPRRSH po punon për zgjidhjen e përmirësimit të lidhjes infrastrukturore të Komunës së Negotinës me autostradësn A1 dhe të lidhjes rajonale me Kavadarin
Me qëllim të mundësimit të një qasjeje të shpejtë dhe të sigurt nga dhe drejt autostradës A1, si dhe lidhjes me zonën qendrore urbane të Negotinës, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po punon për një zgjidhje për ndërtimin e një objekti infrastrukturor – dalje nga autostrada A1, segment nga rrethrrotullimi te rruga e vjetër 103 për në Gjevgjeli, rruga magjistrale “Zhelezniçka”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Marshall Tito”, Komuna e Negotinës.
Projekti është një ide e përbashkët dhe do të jetë realizim i përbashkët midis NP për Rrugë Shtetërore dhe Komunës së Negotinës. Pikërisht kjo ishte arsyeja e inspektimit në terren nga drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski me ekipin e tij dhe kryetarit të Komunës së Negotinës Goran Stojanov me sekretaren e komunës Marija Naceva dhe ekipit komunal.

Gjatësia e parashikuar e objektit infrastrukturor është 1.54 km dhe me vlerë të vlerësuar prej 1.8 milionë euro. Në këtë drejtim, është në proces përzgjedhja e operatorit ekonomik për ndërtim, ndërsa aktivitetet ndërtimore pritet të fillojnë në fillim të vitit 2026.
Gjendja aktuale e segmentit nga dalja e autostradës A1, që është pjesë e Korridorit 10, përmes rrethrrotullimit te rruga e vjetër 103 për në Gjevgjeli, rruga magjistrale “Zhelezniçka”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Marshall Tito” në Komunën e Negotinës, nuk i plotëson nevojat e trafikut.

Për shkak të elementeve teknike të papërshtatshme dhe pikave të shumta konfliktuale, ky segment nuk i përmbush standardet minimale për zhvillimin e sigurt dhe efikas të trafikut.
Me ndërtimin e objektit të ri infrastrukturor në të njëjtën trasë, do të mundësohet:
- Qasje e shpejtë dhe e sigurt deri në dhe nga autostrada A1,
- Lidhje më e mirë me zonën qendrore urbane,
- Rritje e sigurisë në trafik,
- Transport më i lehtë i mallrave dhe shërbimeve.
Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Negotinës dhe rajonit më të gjerë.
Gjithashtu, në këtë rajon është paraparë rehabilitimi i rrugës rajonale R1103, Kavadar – Negotinë, me gjatësi prej rreth 10 km dhe me vlerë të vlerësuar prej 6–7 milionë euro, projekt që pritet të përfundojë për 10 muaj, gjë që do të mundësojë trafik më të shpejtë dhe më të sigurt mes dy komunave, si dhe përgatitjen e dokumentacionit projektues në vitin 2026 për ndërtimin e një rruge ekspres që do t’i lidhë dy qytetet dhe që do të nënkuptojë lidhje më të mirë të transportit dhe zhvillim ekonomik të rajonit.
Në përgatitje është një nyje e re rrugore në Jurumleri, sanim i rrugëve R1106 dhe R1102 që lidhin vendbanimet Jurumlerin me Draçevën dhe Maxharin me Rzhaniçinën, si dhe sanim të urës mbi lumin Vardar që lidh Jurumlerin me Lisiçën e Poshtme.
Nyja rrugore e planifikuar në Jurumleri është pjesë e autostradës A4 dhe do të mundësojë lidhje direkte të vendbanimeve Jurumleri dhe Ilinden me Shkupin, Velesin dhe Gjevgjelinë. Lokacioni është mes nyjeve ekzistuese Hipodrom dhe Mralinë, ku tashmë ekziston një mbikalim që do të shfrytëzohet në infrastrukturën e re. Inspektim në terren realizuan drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ku ekipet e tyre janë informuar për aktivitetet e planifikuara.

Pjesë e këtij trekëndëshi rrugor është edhe rruga rajonale R1102, konkretisht segmenti Maxhari–Rzhaniçinë, i cili është rreth 14 km i gjatë. Edhe për këtë segment është planifikuar zgjerimi i rrugës, përmirësim i elementeve gjeometrike dhe ndërtimi i rrethrrotullimeve në kryqëzimet në Jurumleri dhe Idrizovë, me qëllim rritjen e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së trafikut. Aktualisht është në përgatitje dokumentacioni i tenderit për zgjedhjen e projektuesit, dhe dokumentacioni projektues pritet të përfundojë deri në fillim të vitit 2027.

Për nyjen rrugore Jurumleri do të përgatitet dokumentacion projektues, ndërsa ndërtimi do të mundësojë qasje më të mirë, ulje të ngarkesës së trafikut dhe rritje të sigurisë. Aktualisht është në proces prokurimi publik për zgjedhjen e projektuesit, dhe dokumentacioni pritet të përfundojë gjatë vitit 2026.
NPRRSH planifikon edhe rehabilitim me zgjerim të një pjese të rrugës rajonale R1106, segmenti Jurumleri–Draçevë, që është rreth 4 km e gjatë dhe që është pjesë e rrugës rajonale R1106. Përpos rehabilitimit me zgjerim të rrugës, do të vendoset sinjalizim i ri, si dhe ndërtim i shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta aty ku kushtet e terrenit e lejojnë.
Lidhur me këtë projekt, në procedurë është përgatitja e dokumentacionit të tenderit për përzgjedhjen e projektuesit për përgatitjen e Projektit Bazë dhe Urbanistik. Dokumentacioni projektues pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026.

Një hallkë e rëndësishme e këtij segmenti të rrugës rajonale është ura mbi lumin Vardar që lidh Jurumlerin me Lisiçen e Poshtme. Ura është e gjatë 93.8 metra, me korsi në gjerësi prej 5 metra dhe gjerësi totale prej 7 metrash. Nuk ekziston dokumentacion zyrtar për ndërtimin e saj, por të dhënat e para për sanimin e të njëjtës datojnë që nga viti 1987, që tregon se bëhet fjalë për një objekt mjaft të vjetër. Janë kryer matje gjeodezike, ku janë evidentuar dëmtime, por pa rrezik për qëndrueshmërinë e konstruksionit. Është në përgatitje projekti për sanimin dhe forcim e të njëjtës.
Të gjitha projektet e përmendura dhe të planifikuara NPRRSH i ndërmer për qëllim të rritjes së sigurisë të pjesëmarrësve në trafik. Këto segmente janë me frekuencë të lartë dhe përveç trafikut të udhëtarëve, zhvillohet edhe trafik mallrash, prandaj përveç sigurisë, me realizimin e projekteve të përmendura do të mundësohet edhe lehtësimi i ngarkesës në R1102 që çon drejt Jurumlerit dhe Hipodromit. Gjithashtu, qytetarët nga vendbanimet përreth do të mund të kyçen dhe të çkyçen më lehtë në autostradë/qarkore, gjë që do të ulë ngarkesën dhe do të përmirësojë qasjen në rrugët kryesore.
NPRRSH po kryen sanimin e murit mbajtës të nënkalimit te qarkorja Shkup
Për shkak të deformimeve dhe plasaritjeve të shfaqura në murin mbajtës të një nënkalimi në qarkoren Shkup në rrugën shtetërore A2, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka ndërmarrë aktivitete për sanimin e tyre. Këto gjendje, me shumë gjasa, janë shkaktuar nga drenazhi joefikas që çon në mbushje me ujë të nënkalimit, veçanërisht pas reshjeve të rrëmbyeshme.
Inspektim të punimeve realizoi drejtori i NPRRSH-së Koce Trajanovski me ekipin e tij, kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski dhe deputeti Bojan Stojanoski.

Në përputhje me projektin, është paraparë riprojektimi i kanalit sipërfaqësor për kahëzimin e ujit drejt kanalit nënrrugor; pastrim të kanalit ekzistues; rikonstruktim i drenazhit qendrore në trupin e rrugës; rikonstruktim të drenazhit të majtë; heqje të sistemit ekzistues, përfshirë edhe pusetat, dhe vendosja e një linje të re me tuba; rikonstruktim dhe rehabilitim të konstruksionit të rrugës; sanimi i plasaritjeve në shtyllën e fundit të nënkalimit me injektim; ndërtim të barbakanëve shtesë për drenazhim të ujërave nga trupi i nënkalimit, etj.
Kontraktor i punimeve është kompania VATO, ndërsa Mbikëqyrës është GEING. Vlera kontraktuse e projektit me 18% TVSH është 18.486.234,00 denarë.

Gjatë realizimit të aktiviteteve ndërtimore për sanim me kohëzgjatje prej 12 muaj, nga Ministria e Transportit dhe MPB-së është miratuar regjim i përkohshëm i komunikacionit.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore: Në plan është zgjidhja projektuese për përfundimin e nyjes rrugore në Bërvenicë
Me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më ekonomike, efikase dhe të sigurt për përfundimin e nyjes rrugore në Bërvenicë, në terren dolën drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, së bashku me ekipet e tyre profesionale nga NPRRSH dhe komuna e Bërvenicës.
Nyja rrugore e Bërvenicës është pjesë e rrjetit rrugor të rrugës shtetërore A2, në segmentin Shkup – Tetovë – Gostivar. Në anën veriore të aksit rrugor është ndërtuar një pjesë e nyjes rrugore që mundëson dalje nga Shkupi në drejtim të Bërvenicës dhe hyrjen nga Bërvenica në drejtim të Gostivarit.

Për të përfunduar nyjen rrugore në Bërvenicë, është planifikuar zgjidhje projektuese në anën jugore, e cila do të mundësojë daljen nga Gostivari në drejtim të Bërvenicës dhe hyrje nga Bërvenica në drejtim të Shkupit.
Në këtë mënyrë do të zgjidhet një problem shumëvjeçar në rajon për lidhjen e Bërvenicës dhe vendbanimeve përreth me autostradën ekzistuese A2 drejt Shkupit. Gjithashtu, lidhja e re do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në rajon dhe vendbanimet përreth, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët, si dhe në rritjen e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së trafikut.
NDJEKIM PROGRES: Sanimi i urës mbi lumin Vardar (pranë fshatit Zdunje)
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po sanon urën mbi lumin Vardar (pranë fshatit Zdunje) në rrugën shtetërore A2, segmenti Gostivar – Strazhë.
Konkretisht, gjendja e kësaj ure 50-metërshe ka kohë që nevojitet sanim urgjent për shkak të forcimit të saj, me ç’rast do të rritet siguria e saj, si dhe siguria e pjesëmarrësve në komunikacion që gravitojnë në këtë aks rrugor.

Bëhet fjalë për një korsi me gjerësi 8 metra dhe trotuare 1.20 metra, të cilat në projekt janë parashikuar të sanohen plotësisht. Kontraktori i punimeve PELAGONIJA AD Gostivar dhe mbikëqyrësi GEING DOO Shkup tashmë kanë kryer rreth 50% të aktiviteteve ndërtimore dhe aktualisht po punohet në anën e majtë të urës në drejtimin nga Gostivari për në Strazhë, ku po punohet në:
- strukturën e poshtme të urës
- po sanohet trau kryesor i majtë
- po bëhet betonimi i një pjese të trarëve sekondarë
- po sanohet pllaka e sipërme e betonit të urës, pas së cilës do të vijë vendosja e një shtrese të re asfalti, etj.
Pas përfundimit të aktiviteteve ndërtimore në anën e majtë, do të vazhdohet me aktivitetet në anën e djathtë.

Aktualisht, për shkak të aktiviteteve ndërtimore, ka regjim të përkohshëm të komunikacionit dhe duke pasur parasysh frekuentimin e këtij aksi rrugor, NPRrSH apelon për ndjekje të kujdesshme të sinjalizimit të komunikacionit si dhe për durim.
Ndryshe, vlera totale e projektit për sanimin e urës mbi lumin Vardar (pranë fshatit Zdunje) në rrugën shtetërore A2, segmenti Gostivar – Strazhë, arrin në vlerë prej 41.149.154,50 denarë.
RAPORT NGA MBIKËQYRËSI PËR PROGRESIN E PUNIMEVE NË KORRIDORIN 8 DHE 10D PËR PERIUDHËN NGA 01.08.2025 DERI MË 31.08.2025
Raportin nga mbikëqyrësi për progresin e punimeve në Korridorin 8 dhe 10d për periudhën nga 01.08.2025 deri më 31.08.2025 mund ta shkarkoni në formatin pdf këtu.
‘‘Ndërtojmë të ardhmen – Korridoret 8 dhe 10 d janë realitet’’
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ekipin e Njësisë projektuese të NPRRSH-së dhe Kontraktorin, realizuan inspektim të ndërtimit të autostradës Tetovë – Gostivar, e cila po ndërtohet nga Konsorciumi amerikano – turk Bechtel & Enka. Korridoret 8 dhe 10d janë realitet dhe me ndërtimin e tyre kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt një infrastrukture rrugore moderne dhe të sigurtë. Qëllimi ynë është i qartë – lidhja e rajoneve dhe shteteve përmes autostradave që do të sjellin zhvillim ekonomik dhe perspektivë ekonomike.
Kontraktori, Konsorciumi amerikano – turk Bechtel & Enka, ka aktivitete ndërtimore aktive në të tre segmentet, ndërsa në segmentin Tetovë – Gostivar që nga fillimi i punimeve ndërtimore në terren ka progres të dukshëm dhe deri më tani:

- Janë kryer gërmime në rreth 150.000m3 dhe, janë vendosur 310.000 m3 material mbushës, si dhe janë prodhuar 2.500m3 beton për përfundimin e punimeve në aksin rrugor.
- Në segmentin 1 dhe 2 aktualisht janë angazhuar 1200 persona dhe janë të përfshira më shumë se 750 makina dhe pajisje të ndryshme ndërtimore, ndërsa në këto shifra janë të përfshirë edhe nënkontraktorët. Aktualisht, 60% e furnizuesve dhe 90% e nënkontraktorëve janë kompani vendore.
- Deri më tani, në segmentin Tetovë – Gostivar është mundësuar punë e pandërprerë në gjatësi prej rreth 9 km nga gjithsej 17,5 km.

Korridoret 8 dhe 10d nuk janë vetëm rrugë – ato janë lidhja jonë me rajonin, Ballkanin dhe Evropën. Me ndërtimin e segmenteve të reja, po e ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore: Po përmirësojmë infrastrukturën rrugore dhe po realizojmë disa aktivitete ndërtimore të rëndësishme në Komunën e Dellçevës
Në Komunën e Dellçevës po realizohen disa aktivitete ndërtimore të rëndësishme të financuara nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Me qëllim të inspektimit të aktiviteteve aktuale, drejtori i NPRRSH-së Koce Trajanovski, së bashku me ekipin e tij profesional, zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale Aleksandar Shukovski dhe ekipin e tij, si dhe në prani të deputetit Dragan Kovaçki dhe këshilltarit të Komunës së Dellçevës Ivan Gocevski, realizuan një vizitë në terren ku po punohet në rikonstruimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Po punohet në sanimin e pjesëve të rrugëve rajonale R1302 (dalja nga Dellçeva drejt Pehçevës), R2341 (Dellçevë – fshati Gabrovë), si dhe në devijimin pranë zonës së lumit Cërkvenska, ku paralelisht po përgatitet projekti për sanimin e urës së dëmtuar.
Në Programin për vitin 2025, NPRRSH ka paraparë 20 milion denarë për sanimin e një pjese të rrugës R1302, në një sipërfaqe prej 10.200 m². Punimet përfshijnë gërryerjen e shtresës së vjetër të rrugës dhe vendosjen e një shtrese të re asfalti me një sasi totale prej 1.400 tonë.
Për segmentin Dellçevë – fshati Gabrovë (R2341), janë planifikuar 22 milion denarë. Do të vendoset shtresë e re asfalti prej 2.120 tonë në një sipërfaqe prej 12.500 m², me ndërtimin e bankinave në të dy anët e rrugës.

Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë të komunikacionit deri në sanimin e plotë të urës pranë zonës së lumit Cërkvenska, po investohen 6 milion denarë për tamponimin dhe asfaltimin e devijimit. Aktualisht është në proces përgatitja e dokumentacionit projektues për sanimin e urës.
Kontraktor i të gjitha aktiviteteve ndërtimore është NP “Rrugët e Maqedonisë”. Investimi total i NPRRSH-së, për infrastrukturën rrugore në Dellçevë për vitin 2025 është 48 milion denarë.
Gjithashtu, këtë vit në këtë rajon NPRRSH planifikon të investojë 155 milion denarë në segmentin e rrugës shtetërore A3, Zvegor (Dellçevë) – Kalimi kufitar me Republikën e Bullgarisë, i cili është në gjendje shumë të keqe, por së shpejti do të marrë një pamje të re pasi në vjeshtë fillojnë aktivitetet ndërtimore.
Me rehabilitimin e këtij segmenti në gjatësi prej rreth 5.3 km, do të mundësohen kushte më të mira për zhvillimin e komunikacionit – komunikacion më të sigurt, më ekonomik dhe me rrjedhje të pandërprerë të automjeteve.
Projekti përfshin gërryerjen e plotë të shtresës ekzistuese të asfaltit dhe vendosjen e asfaltit të ri: rreth 31.000 m² shtresa e parë dhe rreth 55.000 m² shtresa përfundimtare. Përveç kësaj, në pjerrësitë kritike do të kryhet pastrim dhe largim i materialit shkëmbor të paqëndrueshëm, do të vendoset rrjetë mbrojtëse çeliku, si dhe sinjalizim të ridhe pajisje rrugore.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe sigurisë së qytetarëve.
NDJEKIM PROGRES: Rehabilitimi i rrethrotullimit në Kriva Pallankë, pjesë e rrugës shtetërore A2
Në rrugën shtetërore A2 në rrethrrotullimin në Kriva Pallankë është duke u zhvilluar rehabilitimi i segmentit në gjatësi prej 4.5 kilometrash. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në komunikacion në rajon.
Për këtë arsye, u bë inspektimi i punimeve ndërtimore nga ana e drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ekipin profesional, në prani të kontraktorit dhe mbikëqyrësit, si dhe deputetit Emil Spasovski.

Aktualisht, punimet po zhvillohen pa ndërprerje ndërsa rehabilitimi përfshin heqjen e plotë të asfaltit ekzistues dhe vendosjen e asfaltit të ri me dy shtresa – shtresa mbajtëse e bitumizuar me trashësi prej 8 cm dhe shtresa e sipërme me trashësi prej 6 cm. Segmenti është i gjerë 7.5 metra, me dy korsi nga 3.5 metra dhe bankina prej 1.3 metra.
Në trasenë ndodhen 5 kalime uji, 2 ura dhe 1 nënkalim, të gjitha janë objekt rikonstruimi dhe forcimi. Përveç kësaj, do të vendoset sinjalizim vertikal dhe horizontal modern, si dhe gardh mbrojtës çeliku sipas standardit evropian EN1317.

Kontraktori i punimeve është kompania “Granit”, ndërsa mbikëqyrjen e kryejnë “Euro Consulting” në bashkëpunim me “Divi Macedonia”. Vlera e kontratës është 68.511.708,84 denarë (pa TVSH), që është rreth 1.12 milion euro.
Gjatë realizimit të punimeve ndërtimore është vendosur regjim i përkohshëm i komunikacionit dhe bëjmë thirrje për ndjekje të kujdesshme të sinjalizimit të vendosur.
Me realizimin e këtij projekti pritet përmirësim i ndjeshëm i sigurisë në komunikacion, si dhe lidhje më të mirë me rrugën e re eksprese Kriva Pallankë – Stracin në perëndim dhe rrugën e rikonstruar deri te pika kufitare Deve Bair në lindje.