Republika e Maqedonisë karakterizohet me rrjet të zhvilluar rrugor me gjatësi totale prej 14.182 km, duke i përfshirë autostradat, rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale. Akset kryesore të rrjetit shtetor rrugor janë të dy korridoret Panevropianë, Korridori VIII (lindje-perëndim) dhe Korridor X (veri-jug).

Rrugët rajonale mundësojnë qasje deri në korridoret kryesorë dhe rrjetin magjistral rrugor, dhe bashkë me rrugët lokale kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale, tërheqjen e investimeve të reja, bizneset e vogla si dhe aktivitetet bujqësore në vendin tonë. Në përputhje me legjislativen aktuale, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore është organ i përgjigjur për menaxhim, ndërtim, rindërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore në Republikën e Maqedonisë.
Për momentin, gjatësia totale e rrjetit rrugor në shtetin tonë është 14.182 km, prej të cilave 242 km janë klasifikuar si autostrada, 911 km janë rrugë magjistrale, 3.771 km janë rrugë rajonale, dhe 9.258 km janë rrugë lokale, siç është shfaqur në tabelën 1. Rrjeti rrugor është bazë e mirë fillestare për zhvillim të mëtejshëm të shtetit.
Si edhe në vendet e tjera, po ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë, transporti rrugor përfshin pjesë të madhe të transportit total të mallrave dhe udhëtarëve. Në strukturën e transportit të mallrave të cilat po transportohen në rrugët e Republikës së Maqedonisë, transporti shtetëror dominon mbi transportin ndërkombëtar ose transitor. Gjithashtu, transporti rrugor dominon mbi transportin hekurudhor.
Në parim, konstruksioni ekzistuese rrugor është i fortë dhe me cilësi të mirë.

   Shfaqja tabelore e llojit të rrugëve në RM

Lloji i rrugës
Kilometra
Autostrada
242
Rruga magjistrale
911
Rruga rajonale
3.771
Rruga lokale9.258
GJITHSEJ:                                      

14.182