SHPALLJEN INTERNE NUMËR 2/25 për avancim të 1 (një) nëpunësi administrativ në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore mund ta shkarkoni në formatin pdf këtu
Sanimi i rrugës rajonale Stenjë – Konjsko
Me qëllim zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale të rajonit të Prespës, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në Programin për vitin 2025 ka parashikuar 30 milionë denarë për sanimin e rrugës rajonale R1307, në segmentin nga fshati Stenjë në dretim të fshatit Konjsko.
Për t’u siguruar në vendngjarje se çfarë është realizuar deri më tani nga sanimi i parashikuar, realizuan inspektim drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, deputetët Gjorgija Sajkoski dhe Kire Bozhinovski, zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, Aleksandar Shukovski, si dhe ekipet e tyre profesionale.

Deri tani, në rrugën rajonale Stenjë–Konjsko është kryer sanimi i trupit të rrugës në gjatësi prej 3.800 metra, me nivelimin e saj dhe vendosjen e 1.300 m³ shtresë tamponi me gjerësi prej 4,5 – 5 metra. Gjithashtu, është kryer asfaltimi i 3.800 metrave, me vendosjen e gjithsej 1.980 tonë shtresë asfalti, me gjerësi mesatare prej 3,6 metra, ndërsa trupi i rrugës në kthesa është zgjeruar deri në 4,5 metra.

Ky sanim realizohet përmes Programit për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Shtetërore për vitin 2025, i zbatuar nga Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ( NP Rrugët e Maqedonisë).
Ky rajon piktoresk, i cili shumë pak është i prekur nga dora e njeriut dhe ku natyra duket sikur është e paprekshme, është vend ideal për pushim për të gjitha shqisat njerëzore dhe pikërisht për këtë arsye NP për Rrugë Shtetërore i kushton vëmendje përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
Investimi, do të përmirësojë ndjeshëm qasjen në rajonin e Prespës, do të nxisë zhvillimin e turizmit dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike të komuniteteve lokale.
Inspektim i rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, segmenti Izvor–Vërbjan dhe segmenti Botun–Klimeshtan
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka filluar rehabilitimin e dy segmenteve të rrugës shtetërore A2, Izvor–Vërbjan dhe Botun–Klimeshtan, me një gjatësi totale prej 15,1 km dhe me vlerë të vlerësuar të projektit prej 5,53 milionë euro.
Në këtë drejtim, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ministrin e transportit Aleksandar Nikoloski dhe kryetarët e komunave Kërçovë dhe Debërcë, Aleksandar Jovanovski dhe Zlatko Siljanoski, deputetin Gjorgija Sajkoski, zëvendësministrin për administratë publike Llaze Jakimoski, inspektuan aktivitetet ndërtimore lidhur me këtë rehabilitim.

Punimet ndërtimore filluan në mes të tetorit, kur kontraktori “Granit” u përfshi në punë. Mbikëqyrjen mbi punimet ndërtimore e bën GEING, ndërsa afati i parashikuar për përfundimin e punimeve është një vit, pra tetor 2026.
Me rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, segmentit Izvor–Vërbjandhe segmentit Botun–Klimeshtan, do të mundësohet qasje e shpejtë dhe e sigurt drejt dy komunave, Kërçovë dhe Debërcë, do të përmirësohet siguria në trafik dhe do të lehtësohet transporti i mallrave dhe shërbimeve, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe më gjerë.

Nga aktivitetet aktuale që po kryhen tani, veçojmë:
- Rregullimi i rrugës ekzistuese – përmirësim me gërryerje dhe profilizim,
- Përgatitja e bazës për asfaltim – spërkatje e barabartë me emulsione bituminoze,
- Furnizimi, transporti dhe vendosja e shtresës përfundimtare të betonit asfaltik (AB),
- Vendosja e shtresës mbajtëse të bitumit (BNS), duke përfshirë furnizimin dhe transportin e asfaltit.
NPRRSH: Inspektim i aktiviteteve lidhur me stabilizimin e shpateve në autostradën në ndërtim e sipër Kërçovë–Ohër
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit Aleksandar Nikoloski, si dhe kryetarin ekomunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski dhe komunës së Debërcës, Zlatko Siljanoski, deputetin Gjorgija Sajkoski, zëvendësministrin për administratë publike Llaze Jakimoski, realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në ndërtimin e autostradës Kërçovë–Ohër, konkretisht aktivitetet e lidhura me stabilizimin e shpateve.

Trajanovski dhe Nikoloski shprehën kënaqësi për përparimin që është në përputhje me planet e parashikuara. Gjatë inspektimit, ekipet profesionale u informuan për mënyrën dhe procedurën që zbatohet gjatë stabilizimit të shpateve.

Nga kontraktori i punimeve ndërtimore dhe mbikëqyrësi, ata u informuan se aktualisht po kryhen aktivitete në nënsegmentet 1 dhe 2, ku po bëhet përgatitja e masave mbrojtëse të shpateve, si pyllëzimi, vendosja e rrjetës gjeokompozite, spërkatja me beton. Më pas, në shpatin në kilometrin e 15-të po realizohet zgjidhja me galeri dhe po punohet në depërtimin dhe betonimin e pilonëve, vendosjen e kallëpeve dhe armaturës për pllakën, kallëpe dhe armaturë për kolonat rrethore, armaturë dhe kallëpe për murin mbajtës, etj.
Përpjekjet janë që pjesa më e madhe e autostradës në ndërtim të jetë funksionale dhe e vënë në përdorim për udhëtim më të lehtë drejt qendrës turistike Ohër.
RAPORT NGA MBIKËQYRËSI PËR PROGRESIN E PUNIMEVE NË KORRIDORIN 8 DHE 10D PËR PERIUDHËN NGA 01.10.2025 DERI MË 31.10.2025
Raportin nga mbikëqyrësi për progresin e punimeve në Korridorin 8 dhe 10d për periudhën nga 01.10.2025 deri më 31.10.2025 mund ta shkarkoni në formatin pdf këtu.
NJOFTIM PAS SHPALLJES SË THIRJES PUBLIKE NR.06/2025 PËR SHPREHJE INTERESI PËR PARAQITJEN E KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJEN E 1 (NJË) ANËTARI TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR INFRASTRUKTURË HEKURUDHORE – HEKURUDHAT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT – SHKUP, 2 (DY) ANËTAR TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR FURNIZIM ME UJË “STUDENÇICA” – KËRÇOVË, 1 (NJË) ANËTARË TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGË SHTETËRORE DHE 2 (DY) ANËTARËVE TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE “SISTEMI I KOLEKTORËVE”.
Komisioni për seleksionim pas shpalljes së Thirjes nr.06/2025 për shprehje interesi për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjen e 1 (një) anëtari të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, 2 (dy) anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Furnizim me Ujë “Studençica” – Kërçovë, 1 (një) anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe 2 (dy) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Sistemi i Kolektorëve”
- njofton se më datë 22 dhjetor të vitit 2025 (e hënë) me fillim në ora 14:00, në hapësirat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Salla 3 (pranë Arkivit) do të zhvillohet intervista me kandidatët të cilët e kanë kaluar me sukses seleksionimin administrativ.
THIRRJE PUBLIKE NR.06/2025 PËR SHPREHJE INTERESI PËR PARAQITJEN E KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJEN E 1 (NJË) ANËTARI TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR INFRASTRUKTURË HEKURUDHORE – HEKURUDHAT E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT – SHKUP, 2 (DY) ANËTAR TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR FURNIZIM ME UJË “STUDENÇICA” – KËRÇOVË, 1 (NJË) ANËTARË TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGË SHTETËRORE DHE 2 (DY) ANËTARËVE TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE “SISTEMI I KOLEKTORËVE”.
- Thirrja Publike nr.06/2025 për shprehje interesi për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjen e 1 (një) anëtari të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, 2 (dy) anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Furnizim me Ujë “Studençica” – Kërçovë, 1 (një) anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe 2 (dy) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Sistemi i Kolektorëve” mund ta shkarkoni në linkun vijues.
- Formularin për paraqitje në thirrjen publike për shprehje interesi për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të bordit drejtues të ndërmarrjes publike mund ta shkarkoni këtu.
Krijojmë kushte për qarkullim të pandërprerë të trafikut pranë Manastirit të Bigorit
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore realizoi me sukses projektin për sanimin e murit mbajtës dhe mbrojtjen e rrugës rajonale R1202 në afërsi të Manastirit të Bigorit, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë stabilitetin e infrastrukturës rrugore dhe të mundësojë qarkullim të pandërprerë të automjeteve në një nga lokacionet turistike më të frekuentuara në rajon.
Përpos sanimit të murit mbajtës, është ndërtuar edhe një hapësirë e re parkimi e dedikuar për udhëtarët dhe turistët që vizitojnë këtë vend të rëndësishëm fetar maqedonas. Me këtë zgjidhet problemi shumëvjeçar i parkimit dhe përmirësohet qasja e vizitorëve në manastir.

Aktivitetet ndërtimore filluan vitin e kaluar dhe përfshinë një sërë punimesh komplekse:
• pastrimin e trasës nga shkurret dhe pemët,
• gërmim mekanik dhe krijimin e mbushjes,
• vendosjen e shtresës tampon nga gurë të grimcuar,
• vendosjen e bordurave të reja dhe gardhit metalik për këmbësorë,
• asfaltimin e sipërfaqes së rrugës,
• shënjimin me bojë reflektuese për rritjen e dukshmërisë dhe sigurisë.

Vlera totale e projektit është 569.591 euro, që paraqet një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ofertës turistike në rajon. Kontraktor i punimeve ishte ESKAVATORI-MK SHPKNjP import-eksport, Shkup, ndërsa mbikëqyrjen e realizoi GEING SHPK Shkup.
Me realizimin e këtij projekti, krijohen kushte për komunikacion të sigurt dhe të pandërprerë, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë.
NPRRSH: Aktivitete intensive ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Dellçevë
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), përfundoi me realizimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore në komunën e Dellçevës, me çëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së rrjetit rrugor. Investimi total për vitin 2025 arrin në 48 milionë denarë.

☑️Rrikonstruim i rrugëve rajonale
Në kuadër të programit vjetor, po kryhet sanim i dy akseve rrugore rajonale:
☑️R1302 ( dalja nga Dellçeva në drejtim të Pehçevës)
Për sanimin e një pjese të kësaj rruge janë ndar mjete në vler prej 20 milionë denarë. Punimet përfshijnë gryerjen e shtresës së vjetër të asfaltit dhe vendosjen e shtresës së re të asfaltit në sipërfaqe prej 10.200m2, me sasi totale prej 1.400 ton asfalt.
☑️R2341 ( Dellçevë – fshati Gabrovë)

Për këtë aks rrugor janë paraparë 22 milionë denarë. Projekti përfshin vendosjen e një shtrese të re të asfaltit prej 2.120 ton në një sipërfaqe prej 12.500m2, si dhe ndërtimin e bankinave në të dy anët e rrugës.
Kontraktor i punimeve ndërtimore ishte NP ”Rrugët e Maqedonisë”. Me realizimin e këtyre projekteve, do të përmirësohen ndjeshëm kushtet e trafikut, do të rritet siguria dhe do të mundësohet një qarkullim më efikas i automjeteve.
Trajanovski: “Ndërtojmë rrugë më të mira, për një të ardhme më të sigurt!”
Rrugët nuk janë vetëm vija në hartë – ato janë lidhje që sjellin zhvillim, tregti dhe siguri. Në Kongresin kushtuar infrastrukturës rrugore, ku u diskutua për të ardhmen, për planifikimin modern, teknologjitë e reja, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e qëndrueshëm, i organizuar nga Shoqata e Rrugëve, mori pjesë drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.Ai theksoi se këtë vit Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore me investime mbi 500 milionë euro realizoi projekte të rëndësishme dhe i vuri në përdorim rrugët ekspres Kriva Pallankë–Stracin, Gradsko–Drenovë, si dhe 37 km të autostradës Kërçovë–Ohër.

Trajanovski foli edhe për projektet e reja, duke thënë se Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po punon në segmente të reja, rikonstruime dhe zgjidhje teknike për fazën e dytë të ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë, për autostradat e reja që janë pjesë e Korridorit 8 të cilat po ndërtohen nga Bechtel dhe Enka, si dhe për lidhje të tjera rajonale.

Trajanovski nuk iu referua vetëm ndërtimit të rrugëve të reja, por tha se NPRRSH po përpiqet të investojë edhe në mirëmbajtjen e rregullt dhe parandaluese të rrugëve, përmes sistemit RAMS, i cili mundëson planifikim të mençur dhe ndjekje të gjendjes. Mirëmbajtja parandaluese nënkupton rrugë më të sigurta dhe shpenzime më të ulëta – deri në 50% kursim.
Qëllimi ynë është i qartë: një rrjet rrugor modern, funksional dhe i sigurt që i lidh njerëzit dhe hap mundësitë.