Sipas nenit 58 prej Ligjit për rrugët publike (“Gazeta zyrtare e RM-së nr. 84/2008, nr.52/2009 dhe nr.124/2010) pagesa për arkëtim të kompensimit për shfrytëzim të rrugës (taksa rrugore) mund të zbatohet për: 1) shfrytëzim të ndonjë autostrade, rruge ekspresë, rruge magjistrale ose të ndonjë pjese të këtyre rrugëve, dhe 2) shfrytëzim të një ure, viadukti ose tuneli, i ndërtuar për ta shkurtuar gjatësinë e rrugës ekzistuese
Mënyra e përcaktimit të shumës dhe mënyrës së arkëtimit të kompensimit për shfrytëzim të rrugës (taksa rrugore) për automjete me targa të vendit dhe të huaja është përcaktuar me nenin 4 prej “Vendimit për shumën dhe mënyrën për arkëtim të kompensimit për shfrytëzim të rrugës’’, të marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të shpallur në “Gazetën zyrtare e RM-së’’ nr.89/2009.
Vendimi është marrë në bazë të nenit 58 pika 2 nga Ligji për rrugët publike.

Arkëtimi i kompensimit për shfrytëzim të rrugës në Republikën e Maqedonisë bëhen përmes një sistemi të hapur për arkëtim, i përbërë prej 10 pikave pagësore.
Në përputhje me Ligjin për rrugët publike (neni 58, pika 3) arkëtimin e kompensimit për shfrytëzim (taksën rrugore) e bën Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore, dhe gjatë kësaj detyrimisht ia lëshon një biletë për taksën rrugore – llogari fiskale, të cilën shfrytëzuesi është detyruar ta ruajë deri në fund të udhëtimit në rrugën si provë për taksën e paguar dhe t’ia tregojë personit të autorizuar zyrtar, të përcaktuar me ligj.
Pagimi i kompensimit për shfrytëzim të rrugës (taksa rrugore) është i detyrueshëm për të gjithë shfrytëzuesit e rrugës, të ndonjë pjese ose të ndonjë objekti në rrugën.
Sipas Ligjit për regjistrim të pagimeve me para në dorë, neni 2, lëshimi i llogarive fiskale është i detyrueshëm për pagimet me para në dorë për tregtinë ose shërbimin e kryer.
Sipas nenit 69, pika 10 prej Ligjit për rrugët publike dhe sipas Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për rrugët publike (‘’Gazeta zyrtare të R.M.-së’’ nr. 84/2008, nr.52/2009 dhe nr.124/2010),  Inspektorati shtetëror për transport përmes inspektorëve shtetërorë për rrugë janë autorizuar për mbikëqyrje dhe kontrollë të arkëtimit të taksës rrugore.
Sipas nenit 79, pika 3 nga Ligji për rrugët publike dhe Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për rrugët publike (‘’Gazeta zyrtare të R.M.-së’’ nr. 84/2008, nr.52/2009 dhe nr.124/2010) gjobë në lartësi prej 100 deri në 300 euro në kundervlerë denare duhet të paguhet për shkelje nëse shfrytëzuesi i rrugës nuk i mban biletën – llogarinë fiskale ose biletën për pagesë të taksës rrugore në automjetin gjatë udhëtimit në rrugën ose nuk iu tregon personave të autorizuar sipas ligjit.
Në bazë të nenit 66 prej Ligjit për rrugët publike dhe neneve 9 dhe 16 prej Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për rrugët publike (‘’Gazeta zyrtare të R.M.-së “ nr. 84/2008, nr.52/2009 dhe nr.124/2010), çlirohen prej pagimit të taksës rrugore gjatë punës së tyre, siç vijnë:

  • Automjete me shoqërim policor dhe
  • Automjete qartësisht të shënuar të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, të policisë, të Drejtorisë doganore, Agjencisë, ndihmës së shpejtë mjekësore, Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, shërbimeve zjarrfikëse, Inspektoratit shtetëror për transport, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale “Makedonija Pat’’ – Shkup dhe automjeteve të shërbimeve për varrime;
  • Automjetet e personave të sëmurë me distrofi, multipleks sklerozë, paralizë cerebrale, paraplegi, kemiplegi, kvadriplemi, paralizë fëmijërore (poliomielitis), persona të verbër me dëmtime të shikimit mbi 90%, persona me dializë dhe persona me amputim krahu ose këmbe me dëmtim të miratuar mbi 80%, të përcaktuar me akt të komisionit të autorizuar pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë – vendime teknologjike të zbatuara në pikat pagësore në Republikën e Maqedonisë