Janë rregulluar deformimet në autostradën Aleksandri i Madh, pjesa rrugore Veles-Gradsko

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, sot e shikoi përfundimin e rregullimit të deformimeve në tri lokacione të pjesës rrugore Veles-Gradsko në autostradën Aleksandri i Madh.


Për shkak të paraqitjes së sipërfaqeve të mëdha të parrafshëta të asfaltit që shtrihen nëpër autostradë në të dyja drejtimet në tri lokacione, i domosdoshëm ishte rregullimi i tyre, sepse paraqesin rrezik për lëvizjen e sigurt të automjeteve ku shpejtësia e lëvizjes arrin 120 km/orë.

Për këtë qëllim, ishte hartuar Aktvendimi Teknik për Rregullim sipas të cilit në të tria lokacionet në të dyja drejtimet e autostradës u bë gërvishtja e alsaftit ekzistues deri në nivelin e tamponit. U bë zëvendësimi i tamponit, pas çka pasoi asfaltimi me dy shtresa të asfaltit bartës, asfaltit përfundimtar dhe në fund vendoset shënimi horizontal.
Investimi është në vlerë prej 10,3 milionë denarë.

Ka përfunduar rehabilitimi i udhëkryqit në Konjare të Epërme të Kumanovës

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e përfundoi rehabilitimin e udhëkryqit në fshatin Konjare të Epërme të Kumanovës dhe realizoi plotësimin funksional të lidhjes së komunikacionit në rrugën rajonale R 1104 me autostradën Aleksandri i Madh në Korridorin 10. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, i shikoi punët pas përfundimit të punëve ndërtimore

Lidhja e komunikacionit në drejtimin prej Kumanovës drejt kufirit me Serbinë deri më tani mundësoi vetëm përjashtimin nga autostrada drejt rrugës rajonale, kurse pas ndërtimit të korsisë së re të komunikacionit u mundësua edhe bashkëngjitja në autostradën Aleksandri i Madh nga rruga rajonale për vendbanimet të cilat gravitojnë në këtë rajon. Pastaj u bë zgjerimi i korsisë ekzistuese të autostradës dhe u bë ndërtimi edhe i një korsie të komunikacionit për automjetet që bashkëngjiten në autostradën në drejtim të kufirit me Serbinë. Në udhëkryq është vendosur një sinjalizim i ri standard vertikal dhe horizontal.

 

Mjetet financiare për rehabilitimin e udhëkryqit në shumë prej 12 milionë denarë sigurohen përmes Programit Vjetor për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Shtetërore.

Filluan aktivitetet e sivjetme për ndriçimin e udhëkryqeve në rrugët shtetërore

Me qëllim të ngrihet niveli i shërbimeve të shfrytëzuesve të rrugëve, por para se gjithash, në drejtim të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion edhe këtë vit Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore e vazhdoi projektin për ndriçimin e udhëkryqeve në rrugët shtetërore.

Ndriçimi i 12 udhëkryqeve në akset rrugore rajonale me mbështetjen e Bankës Botërore ka filluar dhe pritet që këto aktivitete të përfundojnë deri në mesin e shtatorit të këtij viti. Bëhet fjalë për udhëkryqet Orizari, Istibanja, Udovo, Asamati, Ljubojno, Makedonski Brod, Pelince, Vinica, Lakvica, Rosoman dhe udhëkryqi Karposh-Kumanovë. Gjatësia e përgjithshme e rrugës së ndriçuar e këtyre 12 udhëkryqeve arrin 10.200 metra, kurse do të vendosen gjithsej 255 shandanë njëkrahësh dhe dykrahësh. Investimi është në vlerë prej 36 milionë denarë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, sot i shikoi aktivitetet ndërtimore në udhëkryqin Karposh-Kumanovë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, si dhe në udhëkryqin Pelince në pjesën rrugore Kumanovë-Pelince. Në udhëkryqin e Karposhit, aktivitetet janë në fazën e vonuar dhe është duke u punuar në vendosjen e shandanëve, kurse në udhëkryqin e Pelincës ka përfunduar me vendosjen e betonit në fondamentet për shandanë, me ç’ka do të fillojë me vendosjen e tyre.

Paralelisht kanë filluar punët ndërtimore edhe në udhëkryqet Asamati, Ljubojno dhe Suvodoll-Makedonski Brod, kurse planifikohen aktivitetet për fillimin edhe të udhëkryqeve Orizari, Istibanja dhe në hyrje të Vinicës.

   

Në fazën përfundimtare është vendosja e sinjalizimit të ri dhe pajisjes rrugore në 11 pjesë rrugore në gjatësi prej 560 km

Në kornizat e Dekadës së Sigurisë së Rrugëve, dhe në drejtim të përmirësimit të sigurisë në komunikacion, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nga fundi i vitit të kaluar e filloi projektin për vendosjen e sinjalizimit të ri horizontal dhe vertikal dhe pajisjes rrugore të 11 akseve rrugore shtetërore. Bëhet fjalë për akset rrugore: Ilinden-Kallugjerec, Rëzhaniçino-Shën Nikollë, Llakavica-Negotinë-Drenovo, Davidovo-Rabrovo, Brajkovci-Marvinci, Stracin-Kratovë-Probishtip-Krupishte, Strugë-Dibër, Makazi-Markova Noga, Makazi-Pika Kufitare Stenje, Prilep-Makedonski Brod-Kërçovë, Prilep-Krivogashtani-Krushevë-Slladuevo, Vinica-Smojmirovo dhe Strumicë-Dojran në gjatësi prej 560 km.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, i shikoi punët e përfunduara në pjesët e fundit të projektit. Në njëmbëdhjetë akset rrugore është bërë zëvendësimi i rrethojës elastike, janë vendosur refleks reflektorë të rinj, janë zëvendësuar me shenja të reja rrugore në komunikacion dhe është vendosur sinjalizimi i ri horizontal. Investimi është në vlerë prej 158 milionë denarë.

Pas përfundimit të këtij projekti qysh nga muaji gusht i këtij viti, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore vazhdoi me tri projekte të reja të cilat do të përfshijnë vendosjen e sinjalizimit të ri të komunikacionit dhe pajisjes rrugore në 12 rrugë rajonale dhe magjistrale me gjatësi prej 450 km.

Punët ndërtimore në rrugën ekspres Veles – Kadrifakovo

Rikonstruksioni i pjesës rrugore të gjatë 26 km prej Velesit deri në Kadrifakovo zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar. Mbi 60 përqind të punëve ndërtimore në fazën e dytë që e përfshinë pjesën rrugore nga fundi i korsisë së tretë (depoja Veles) deri në Lozovë, në gjatësi prej 8,9 km kanë përfunduar. Në këtë moment punohet në mënyrë intensive në vendosjen e shtresës së parë të asfaltit.
Deri në fund të muajit të ardhshëm është planifikuar me shtresën e parë të asfaltit të mbulohen 8,9 km me ç’rast do të pasojë edhe vendosja e shtresës së dytë të asfaltit. Parashihet edhe ripërtëritja e plotë e sinjalizimit të komunikacionit në pajtim me rregullat dhe standardet moderne. Vlera e investimit të fazës së dytë arrin 5,77 milionë euro.

ipas dinamikës së planifikuar zhvillohen edhe aktivitetet për fillimin e ndërtimit të pjesëve të reja rrugore. „Pres që muajin e ardhshëm të nënshkruhen marrëveshje për pesë akse të reja rajonale: Dojran-Nikoliq, Mokreno-Smollari, Bërvenica-Çegrane, Resnje-Bukovo dhe Novo Sellë-Mavrovë-Dibër. Maqedonia me këtë do të fitojë mbi 70 km rrugë të reja moderne me sinjalizimin siç i ngjan secilit shtet evropian“, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, pas shikimit të punëve ndërtimore.

Krahas ndërtimit të pjesëve të reja të autostradës, modernizimi i rrugëve rajonale në mënyrë të barabartë punohet edhe në përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale.
„Momentalisht prej 46 rrugëve lokale që ishin paraparë për këtë vit, 15 kanë përfunduar, 21 janë në rrjedhë, ashtu që deri në fund të vitit presim që të gjitha akset rrugore të përfundojnë“, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov.