Skip to content

Punët ndërtimore në rrugën ekspres Veles – Kadrifakovo

Rikonstruksioni i pjesës rrugore të gjatë 26 km prej Velesit deri në Kadrifakovo zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar. Mbi 60 përqind të punëve ndërtimore në fazën e dytë që e përfshinë pjesën rrugore nga fundi i korsisë së tretë (depoja Veles) deri në Lozovë, në gjatësi prej 8,9 km kanë përfunduar. Në këtë moment punohet në mënyrë intensive në vendosjen e shtresës së parë të asfaltit.
Deri në fund të muajit të ardhshëm është planifikuar me shtresën e parë të asfaltit të mbulohen 8,9 km me ç’rast do të pasojë edhe vendosja e shtresës së dytë të asfaltit. Parashihet edhe ripërtëritja e plotë e sinjalizimit të komunikacionit në pajtim me rregullat dhe standardet moderne. Vlera e investimit të fazës së dytë arrin 5,77 milionë euro.

ipas dinamikës së planifikuar zhvillohen edhe aktivitetet për fillimin e ndërtimit të pjesëve të reja rrugore. „Pres që muajin e ardhshëm të nënshkruhen marrëveshje për pesë akse të reja rajonale: Dojran-Nikoliq, Mokreno-Smollari, Bërvenica-Çegrane, Resnje-Bukovo dhe Novo Sellë-Mavrovë-Dibër. Maqedonia me këtë do të fitojë mbi 70 km rrugë të reja moderne me sinjalizimin siç i ngjan secilit shtet evropian“, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, pas shikimit të punëve ndërtimore.

Krahas ndërtimit të pjesëve të reja të autostradës, modernizimi i rrugëve rajonale në mënyrë të barabartë punohet edhe në përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale.
„Momentalisht prej 46 rrugëve lokale që ishin paraparë për këtë vit, 15 kanë përfunduar, 21 janë në rrjedhë, ashtu që deri në fund të vitit presim që të gjitha akset rrugore të përfundojnë“, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov.

Pjesë: