Në kornizat e Dekadës së Sigurisë së Rrugëve, dhe në drejtim të përmirësimit të sigurisë në komunikacion, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nga fundi i vitit të kaluar e filloi projektin për vendosjen e sinjalizimit të ri horizontal dhe vertikal dhe pajisjes rrugore të 11 akseve rrugore shtetërore. Bëhet fjalë për akset rrugore: Ilinden-Kallugjerec, Rëzhaniçino-Shën Nikollë, Llakavica-Negotinë-Drenovo, Davidovo-Rabrovo, Brajkovci-Marvinci, Stracin-Kratovë-Probishtip-Krupishte, Strugë-Dibër, Makazi-Markova Noga, Makazi-Pika Kufitare Stenje, Prilep-Makedonski Brod-Kërçovë, Prilep-Krivogashtani-Krushevë-Slladuevo, Vinica-Smojmirovo dhe Strumicë-Dojran në gjatësi prej 560 km.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, i shikoi punët e përfunduara në pjesët e fundit të projektit. Në njëmbëdhjetë akset rrugore është bërë zëvendësimi i rrethojës elastike, janë vendosur refleks reflektorë të rinj, janë zëvendësuar me shenja të reja rrugore në komunikacion dhe është vendosur sinjalizimi i ri horizontal. Investimi është në vlerë prej 158 milionë denarë.
Pas përfundimit të këtij projekti qysh nga muaji gusht i këtij viti, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore vazhdoi me tri projekte të reja të cilat do të përfshijnë vendosjen e sinjalizimit të ri të komunikacionit dhe pajisjes rrugore në 12 rrugë rajonale dhe magjistrale me gjatësi prej 450 km.