NPRRSH: Filloi asfaltimi i rrugës nga Draçeva për kah Lisiçja e poshtme

Sot filloi asfaltimi i drejtimit rrugor R2134 nga lagjen Draçevë në drejtim të fshatit Lisiçe e Poshtme, ku punimet ndërtimore pritet të pëfundojnë brenda tre ditëve.

Kontraktor i aktiviteteve ndërtimore është NP për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (Rrugët e Maqedonisë), ndërsa vlera e përgjithshme e investimit është 19 milionë denarë, mjete të siguruara nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).

Përpos rikonstruimit të rrugës, Komuna e Kisella Vodës më parë ka kreyer rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore dhe të trotuarëve, duke mundësuar përmirësim të plotë të kushteve për komunikacion dhe lëvizje të këmbësorëve në këtë drejtim rrugor.

Me përfundimin e rikonstruimit, qytetarët do të qarkullojnë në rrugë moderne dhe të sigurt, me kushte ndjeshëm të përmirësuara për vozitje dhe siguri të shtuar rrugore.

Trajanovski: ’’Përfundoi brenda afatit kohorë rikonstruimi me zgjerim në segmentin Ura Ponov – hyrja në Bogdanci, si pjesë e rrugës rajonale R1109’’

Punimet ndërtimore për rikonstruimin me zgjerim të segmentit Ura Ponov – hyrja në Bogdanci, si pjesë e rrugës rajonale R1109, filluan në qershor të vitit 2024 dhe afati për përfundimin e punimeve ndërtimore ishte 12 muaj, afat i cili u respektuar plotësisht në përputhje me Marrëveshjen.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski në prani të kryeministrit të Qeverisë së RMV-së Hristijan Mickovski dhe kryetarit të Komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov, si dhe një numri të madh të të ftuarve, e lëshoi në funskion segmentitn e rikonstruar.

“Rikonstruimi i këtij segmenti është në gjatësi prej 4,83 km dhe gjatë realizimit të rikonstruimit është kryer zgjerimi i rrugës me përmirësimin e elementeve gjeometrike të rrugës nga 5.70m(5.90m) në 6.60m gjerësi të korrsisë, të bankinave prej 1.30m, bermave dhe rigolave me 0.50m, gjegjësisht gjerësia totale e rrugës tani është 9.20m. Vlera e investimeve të punimeve ndërtimore ishte e mbuluar me mjete nga buxheti i NPRRSH-së në vlerë të përgjithshme prej 303,646,570 denarë, gjegjësisht 5,000,000.00 euro. Me realizimin e këtij segmenti përmirësohet infrastruktura rrugore në rajon, mundësohet furnizim i pandërprerë i mallrave dhe materialeve, por gjithashtu përmirësohet edhe lidhja lokale dhe rajonale me vendbanimet në rajon” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Është kryer rikonstruim i plotë i shtresës së poshtme të rrugës, është ndërtuar nënshtresa, është shtruar një shtresë e re lidhëse  me dy shtresa asfalti, dhe përshshkak të dëmtimeve të shumta të urës është kryer sanim i plotë i saj, janë përforcuar shtyllat e mesme me rritje të seksionit tërthor, është kryer hidroizolim i përshtatshëm dhe janë vendosur dy shtresa asfalti. Është bërë zgjerimi i objektit nga 8.00m në 9.20m. Është vendosur rrethojë mbrojtëse për ndalimin e automjeteve, si dhe është instaluar rrethojë e re për këmbësorë. Gjithashtu, është bërë zgjidhje e nivelizimit të ri në kryqëzimin Stojakovo,si dhe janë ndërtuar bankina me stabilizim mekanik, kanale betoni të vendosura në të dy anët e rrugës, si dhe kanale dheu. Me qëllim të zhvillimit të sigurt të trafikut për të gjithë pjesëmarrësit, është vendosur sinjalizim i ri horizontal dhe vertikal.

Kontraktor i punimeve ndërtimore për rikonstruimin me zgjerim të rrugës rajonale R1109 segmenti Ura Ponov – hyrja në Bogdanci është ZHIKOLL,  ndërsa mbikëqyrës Shoqata për Menaxhim me Projekte EOS Shkup.

 

Trajanovski: “Rrisim sigurinë në rrugën magjistrale Ohër – Shën Naum. Përfundoi rikonstruimi i segmentit me gjatësi prej 24,4 km!”

Përfundoi rehabilitimi i rrugës magjistrale Ohër – Shën Naum në gjatësi prej 24,4 kilometra, investim me vlerë prej 11,7 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, në prani të kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, kryetarit të Komunës së Ohrit, Kirril Pecakov si dhe në prani të një numri të madh të të ftuarve e lëshuan në funksion këtë segment të rëndësishëm.

’’ Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe domethënien e këtij segmenti e cila është rrugë magjistrale që ka rëndësi të jashtëzakonshme rajonale për shkak se paraqet lidhje rrugore me Republikën e Shqipërisë. Për fat të keq, pavarësisht rëndësisë së jashtëzakonshme, katër dekada të plota ky segment priti për rehabilitim. Ja ku jemi sot të gjithë së bashku për të ndarë me ju këtë lajm të bukur që për dekada të plota e prisnin edhe banorët lokal të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë këtë rrugë magjistrale, por edhe udhëtarët tjerë të cilët duan ta shohin perlën mbi perlat e bregut të Ohrit, kompleksin Shën Naum. Prandaj sot kemi një rrugë magjistrale më të sigurtë dhe të rehabilituar” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, gjatë ceremonisë së lëshimit në funskion të segmentit.

Me rikonstruimin për shkak të rritjes së sigurisë në trafik, si dhe shikueshmërisë në rrugë u krye shpërndarja e shpateve nga materiali shkëmbor i paqëndrueshëm dhe u vendos rrjetë mbrojtëse e çeliktë përgjatë shpatit.
U vendos sinjalizim i ri vertikal dhe horizontal, gjegjësisht shenja të reja të komunikacionit, u krye shënimi i sinjalizimit horizontal, lyerja me ngjyrë rrugore dhe u vendos rrethojë mbrojtëse elastike për mbrojtje më të madhe.

Gjerësia e rrugës magjistrale është e ndryshueshme nga 5 deri në 6 metra dhe për shkak të rritjes së dukshmërisë dhe sigurisë në trafik, si dhe mbrojtjes së shpatit nga rrëshqitja e dheut, u realizua e ashtuquajtura ’’depërtimi’’ shpërndarja e shpateve të materialit shkëmbor të paqëndrueshëm.
Me rehabilitimin e këtij segmenti kryesor turistik rrugor, rrisim sigurinë në trafik dhe sigurojmë lidhje cilësore rrugore nga Ohri deri te kompleksi i manastirit Shën Naum. Gjithashtu, po e përmirësojmë rrjetin rrugor, rrisim cilësinë e potencialit turistik dhe nxisim zhvillimin ekonomik në rajonin e Ohrit.

 

Përparojnë punimet në heqjen e shkëmbinjve të rezikshëm në rrugën eksprese Farish – Drenovë

Gjatë kohës së punimeve ndërtimore në fazën e dytë Farish – Drenovë nga ndërtimi i rrugës eksprese Gradsko – Drenovë, u vunë re çarje në dy shkëmbinj të rrezikshëm që janë rreth 70 metra të lartë, njëra prej të cilave ndodhet mbi urën tashmë të ndërtuar nga ana e majtë, me çka paraqet një rrezik potencial për shembje të mundshme të urës.

Prandaj, NPRRSH së bashku me Kontraktorin dhe Mbikëqyrësin ndërmorën aktivitete për sanimin dhe stabilizimin e shpateve përgjatë trasesë së rrugës eksprese, të cilat janë të prekura nga procesi i erozionit, përkatësisht ka filluar procesi i zbutjes së tyre, me qëllim të stabilizimit të tyre si dhe masa aktive për mbrojtje nga erozioni.

Megjithëse, procesi i mëmjanimit të shkëmbive është i rezikshëm dhe për këto shkaqe duhet të jetë i kontrolluar reptësisht. Në fakt, thyerja e shkëmbinjve bëhet duke hequr copa të vogla shtresë pas shtrese.

Duke pas parasyshë se ky është një proces shumë specifik dhe i pazakontë gjatë ndërtimit të rrugëve në një zonë me shkëmbinj siç është zona e fazës së dytë të rrugës eksprese Farish – Drenovë, ne u’a ofrojmë këtë operacion me zë dhe figurë.

Për thyerjen e shkëmbinjve të rrezikshëm përdoren makina dhe pajisje specifike që përdorin presion hidraulik për të zgjeruar një lidhje të vendosur në një vrimë të shpuar, duke krijuar thyerje të tendosur të shkëmbit.

Këto makina përdoren në përgjithësi aty ku nuk lejohet shpërthimi siç është në këtë rast.

Pjesët e shkëmbinjve që thyen në mënyrë shumë të kujdesshme lëshohen në rrugë për të mos u dëmtuar dhe pas përfundimit të thyerjes do të vendoset një rrethojë mbrojtëse që të parandalohet rrënia e copëzave të vogla në urë.

Një shkëmb është mënjanuar tashmë në mënyrë të sigurtë dhe do të vijojë procesi i vendosjes së rrjetës mbrojtëse, ndërsa vetëndodhja tjetër është kjo që po shihni, ku punimet po zhvillohen me një tempo të ngadaltë për shkak të rrezikut të vetë realizimit.

Gjegjësisht, pozicioni i shkëmbit është 55 metra mbi urë ndërsa punëtorët ngrihen me vinça teleskopikë në platforma të sigurta që janë në nën e sigurtë të shkëmbit dhe gjatë tërë kohës janë të lidhur me rryp sigurie.

NPRRSH: Përfunduan punimet ndërtimore në R1104 transit për në Kumanovë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në bashkëpunim me NP për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale (Rrugët e Maqedonisë) dhe Komunën e Kumanovës i përfunduan punimet ndërtimore për rehabilitimin e një pjese të rrugës rajonale R1104 transit për në Kumanovë (rruga Nikolla Teslla).

Është sanuar korrsia në gjatësi prej 1,4 km me gjerësi të ndryshueshme nga 6.5 deri në 9 metrash, gjegjësisht rreth 10.000 m2. Përpos kësaj, Komuna e Kumanovës ka kryer rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në këtë pjesë të rrugës rajonale.

Për sanimin janë ndarë mjete në vlerë prej 20 milionë denarë të siguruara përmes Programit Vjetor për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Shtetërore të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Para skadimit të afatit përfunduam sanimin e tuneleve Demir Kapi 1 dhe 2 në segmentin Demir Kapi – Smokvicë, pjesë e autostradës A1

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore këtë fundjavë (31.05.2025, e shtunë) e lëshoi në përdorim me regjim normal trafikun në segmentin Demir Kapi – Smokvicë, ku u krye sanimi i tuneleve Demir Kapi 1 dhe 2 të cilat janë pjesë e autostradës A1.

Kontraktori i punimeve “Syntek Engineering” nën mbikëqyrjen e GEING para përfundimit të afatit e përfundoi sanimin e tuneleve duke kryer disa aktivitete ndërtimore që i dhanë një pamje moderne dhe bashkëkohore.

U krye ngjyrosja, ndërrimi i të gjitha llambave jofunksionale, kontrollë e tabelave të kontrollit dhe ndriçimit në SOS kabinat telefonike dhe i trafostacioneve në tunel, si dhe kontrollë të funsksionimit të të gjitha kamerave brenda dhe jashtë tuneleve.

Me sanimin e kryer të tuneleve Demir Kapi 1 dhe Demir Kapi 2, kemi rritur sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Po i sanojmë dhe riparojmë rrugë shtetërore të cilat na shpiejn drejt zonave rurale

Një nga këto rrugë ku është duke u zhvilluar sanimi është rruga rajonale R2337, në pjesën nga lidhja me R1305 (Kërçovë – Demir Hisar, drejt fshatit Cer. Po realizohet sanimi i korrsisë me vendosje të një shtrese të re të asfaltit në gjatësi prej 5.100 metra dhe gjerësi prej 4 metrash. Vlera e punimeve është vlerësuar në 30 milionë denarë.

Gjithashtu, në vijim janë edhe aktivitetet ndërtimore dhe kryerja e punimeve të tokës ( depërtimi dhe nivelizim i trasesë si dhe gërmiim i kanaleve) për sanim të pjesës së rrugës nga fshati Cer në drejtim të fshatit Pusta Rekë, me qëllim lidhje me Krushevën.

Punimet Ndërtimore realizohen nga NP „Rrugët e Maqedonisë“, ndërsa realizohet përmes Programit të NPRRSH-së për mirëmbajtje të rrugëve shtetërore për vitin 2025, ku janë planifikuar aktivitete ndërtimore në rrugët shtetërore që çojnë drejt zonave rurale dhe që kanë korrsi të vjetra dhe të dëmtuara.

Trajanovski: “Po punohet me rritëm të përshpejtuar në sanimin e urës mbi lumin Vardar në fshatin Bashino

Ura mbi lumin Vardar në fshatin Bashino, është e ndërtuar që në vitin e largët 1971, e cila me dekada të tëra ka qëndruar me dëmtime të dukshme që paraqisnin rrezik për jetën e atyre që e shfrytëzojnë  çdo ditë ose periodikisht, urë e cila ishte përkohësisht e mbyllur dhe më pas u lëshua në  përdorim me regjim të përkohshëm, nga data 21 marsi, ura është në fazë të sanimit. Për këtë arsye, drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Velesit, Kolev, deputetët Zdravkovski dhe Jamalov, si dhe me dekanin e Fakultetit të Ndërtimtarisë, Markovski, realizuan inspektim të aktiviteteve për sanimin e të njëjtës.

“Jemi të gjithë këtu së bashku për të parë nga afër se si po zhvillohen aktivitetet për sanimin e urës, ku siç mund të shohim Kontraktori i punimeve  “Syntek Engineering” ShPKNjP Shkup, po punon me intensitet  të përshpejtuar, dhe pritshmëritë tona janë që punimet të vazhdojnë pa pengesa, ashtu siç kanë rrjedhë deri më tani dhe në përputhshmëri me Marrëveshjen, gjithçka duhet të përfundojë deri më 21 qershor të këtij viti,. Kjo urë lidh Velesin, Çashkën, Izvorin dhe Bogomilën – pra disa vendbanime dhe është me rëndësi jetike për shkak të frekuencës së lartë të automjeteve, përfshirë kamionë të rëndë, automjete të lehta transportuese, furgonë, si dhe makina, por për fat të keq, për një periudhë të gjatë kohore ura kishte dëmtime të dukshme dhe pas një vlerësimi profesional të kërkuar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, morrëm rekomandim që ura të mbyllet dhe të ndërmeren masa urgjente për sanimin e saj. Por, pas dy muajsh ndalim të qarkullimit, ura u lëshua sërisht në funksion dhe trafiku po zhvillohet vetëm në korsinë e mesme, ku dëmtimi është më i vogël, dhe është i rregulluar me semaforë në të dy anët. Është vënë në fuqi ndalesa për qarkullimin e kamionëve më të rëndë se 40 tonë, për të cilën kemi asistencë nga SPB Veles – që don të thotë se ekipet policore rregullojnë lëvizjen e kamionëve të rëndë. Ne u jemi mirënjohës për asistencën dhe bashkëpunimin. Gjithashtu falënderojmë profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup që ndihmuan në montimin e pajisjeve më moderne nën vetë urën, të cilat bëjnë monitorim 24 orë dhe çdo lëvizje mbi urë regjistrohet ” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë SHtetërore, Koce Trajanovski pas inspektimit të realizuar.

Kontraktori i punimeve informoi se gjatë punimeve ndërtimore po trajtohet pjesa e poshtme e urës, po vendoset një lloj i ri i materialit në shtyllat mbajtëse për t’i përforcuar ato, dhe se ura po sanohet nga brenda me zgjidhje më bashkëkohore. Deri tani janë përfunduar shtyllat të cilat përmbajnë shirita karboni, po punohet në mbrojtjen e urës nga pjesa e sipërme, gjegjësisht lyerjea me shtresë epoksi, e cila gjithashtu ka përfunduar.

Po bëhet lyerja me të ashtuquajturin llaç riparimi dhe tani mbetet të realizohet armimi i mbajtësve kryesorë të urës që janë dëmtuar, si dhe ribetonimi dhe ripërforcimi i tyre nga ana e poshtme. Kontraktori i punimeve ndërtimore  gjithashtu filloi me aktivitetet për përforcimin e elementeve me lidhje çeliku që do t’i përforcoj shtyllat , përkatësisht do të vendosen lidhje çeliku në shtyllat, me ç’rast do të përforcohet struktura e urës.“

Rikonstruimi i kësaj ure financohet nga NPRRSH, përkatësisht nga Qeveria, ndërsa projekti ka vlerë prej 24.614.554 denarë ose rreth 400.000 euro pa TVSH. Sanimi i urës në fshatin Bashino pritet që përdorimin e saj ta zgjasë  për 5 deri në 10 vjet.

Sanim i gropave në një pjesë të autostradës në segmentin Veles – Gradsko

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se ka filluar sanimin e pjesëve të parafshëta përgjatë Korridorit 10, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, i cili bëhet dukshëm më i frekuentuar në prag të verës dhe pushimeve vjetore, kur vendi ynë është një nga rrugët kryesore tranzit për një numër të madh turistësh.

Në këtë drejtim, NPRRSH e angazhoi NP për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale “Rrugët e Maqedonisë” që të ndërhyjë dhe të fillojë me sanimin e sipërfaqeve të parafshëta -gropave të autostradës në segmentin Veles – Gradsko, në urën pas pompës së benzinës “Dadi. Sanimi do të zhvillohet në të dy anët e urës, në hyrje dhe dalje, dhe gjithashtu do të sanohen edhe gropat goditëse.

Duam të informojmë se më parë kemi sanuar edhe gropat në një pjesë të rrugës rajonale Furkë – Dojran , ndërsa gjatë ditës së sotme do të sanohen edhe sipërfaqet e parafshëta në rrugën Gostivar – Strazhë, konkretisht një pjesë e daljes që çon drejt Mavrovës. Edhe këto aktivitete ndërtimore po realizohen përmes NP “Rrugët e Maqedonisë”.

NPRRSH apelon dhe rekomandon deri tek të gjiithë pjesëmarrësit në komunikacion në këto akse rrugore vozitje të kujdesshme dhe respektim të sinjalizimit rrugor të vendosur.

Investimi në infrastrukturë të re rrugore është tejet i rëndësishëm, por po aq e rëndësishme është edhe mirëmbajtja e rrjetit rrugor ekzistues.