Shpalljen publike numër 3/2023 për punësim të punonjësve në Njësinë projektuese për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridori 8 infrastrukturor dhe Korridorit 10D mund t’i shkarkoni në formatin pdf këtu.
INSPEKTIM NË NDËRTIMIN E AKSIT RRUGOR TË KORRIDORIT 10D PRILEP – MANASTRI
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski, me ministrin e Transportit dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikoloski, Shkëlqesinë e saj ambasadoren e SHBA-së Angela Ageler, si dhe me deputetë të Kuvendit dhe kryetarë të komunave nga rajoni i Pellagonisë, realizuan inspektim në ndërtimin e aksit rrugor të Korridori 10d Prilep-Manastir.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ndihmuan në procesin për zhbllokimin e punimeve për ndërtimin e autostradës dhe falemnderoi personalisht kryeministrinin dhe ministrin, si dhe ambasadoren, por edhe kryetarët e komunave të cilët ndihmuan në veçanti në procesin e shpronësimit. Në deklaratën e tij Trajanovski tha:
“Ne, tani jemi një hap para Konsorciumit Bechtel dhe Enka. Nëse ata më parë prisnin se nuk ka qenë e zgjidhur problematika e shpronësimeve, nuk është bërë deminimi, tani kjo problematikë është zgjidhur dhe tani nuk do të paguajmë kaq shumë penale, por përkundrazi, Bechtel dhe Enka duhet të na ndjek neve. Kjo është një gjë shumë e mirë për Republikën e Maqedonisë, sepse tregon se Qeveria dhe institucionet në Qeveri funksionojnë si ekip dhe ja rezultatet. Më lejoni të them se këtu janë gjithsej rreth 1300 parcela kadastrale që duhen shpronësuar, nga të cilat 850 janë të përfunduara ndërsa mbesin edhe 450 parcela për t’u zgjidhur. Një nga problematikat kryesore këtu është deminimi. Duhet deminuar rreth 500 hektarë. Janë deminuar rreth 100 hektarë dhe janë gjetur 19.500 lëndë të mundshme eksplozive, nga të cilat rreth 200 janë nxjerrë. Falemnderim të madh deri tek ARM-së e cila kryen deminimin, sepse këtu është zhvilluar lufta e parë dhe e dytë ballkanike, lufta e parë botërore, kështu që ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Prandaj, shpresoj që me këtë ritëm dhe progres për tre vite ky segment rrugor të jetë gati dhe qytetarët e Manastirit, Prilepit dhe Resnjës do të kenë kushte më të mira edhe për zhvillim, për ekonominë dhe për bizneset. Pastaj po të merret parasysh edhe qarkorja në Manastir si dhe rruga eksprese Manastir-Mexhitli të cilat janë në plan që të ndërtohen, praktikisht do të jetë një rrugë ndërkombëtare e rangut më të lartë, gjegjësisht ky është Koridori 10d’’.
INPEKTIM NË REHABILITIMIN E DREJTIMEVE RRUGORE RAJONALE QË KALOJNË TRANZIT NËPËR VELES
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski, me ministrin e Transportit dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikoloski, si dhe kryetarin e Komunës së Velesit, realizuan inspektim në rehabilitimin e drejtimeve rrugore rajonale që kalojnë tranzit nëpër Veles R1102 dhe R1312, gjegjësisht hyrjet në veri dhe në lindje për në qytetin e Velesit. Me këtë rehabilitim Velesi fitoi një rrugë rajonale të sigurtë në të cilën popullata vendase mund të udhëtojë pa vështirësi.
“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka dy drejtime rrugore rajonale të cilat kalojnë nëpër Veles, dhe atë R1102 dhe R1312, të cilat ne i financojmë dhe për të cilat kemi siguruar 44 milionë denarë në kuadër të Programit për mirëmbajtje investuese të rrugëve shtetërore, ndërsa NP “Rrugët e Maqedonisë” ka realizuar punimet ndërtimore për rehabilitim e të njëjtave. Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit me vetëqeverisjen lokale si dhe bashkëpunimit me Qeverinë. Dua të theksoj se për fat të keq një pjesë e madhe e qyteteve nuk kanë qarkore dhe për këtë arsye NPRRSH ka filluar ndërtimin e qarkores në Tetovë, ndërsa qarkoret në Resnjë dhe Kavadar janë në fazë të projektimit dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm këto qarkore do t’i ndërtojmë dhe pasi që t’i ndërtojmë të jenë nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale dhe jo të NPRRSH-së. Gjithashtu, dua të përmend dhe një problem, konkretisht urën pranë lumit Vardar në fshatin Bashino, urë e cila është në gjendje jashtëzakonisht të keqe, prandaj Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore këtë muaj do të hapë prokurim publik për projektimin e urës së re në lumin Vardar. Gjegjësisht shpresojmë se përzgjedhja do të jetë në janar ndërsa deri në verë të jetë gati projekti, dhe diku kah muaji tetor -nëntor i vitit ardhshëm të fillohet me ndërtimin e urës në lumin Vardar”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.
Inspektim mbi punimet ndërtimore në rrugën eksprese Kriva Pallankë – Rankovcë – Stracin
Drejtori i NPRRSH-së, Koce Trajanovski, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit ,Aleksandar Nikollovski, realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në rrugën eksprese Kriva Pallankë – Rankovcë – Stracin, e cila filloi të ndërtohet në vitin 2018 dhe e cila është e ndarë në dy faza. Trajanovski njoftoi se përqindja e realizimit sipas seksioneve është 68% në fazën e parë dhe 91 % në fazën e dytë.
“Pjesa e parë është në gjatësi prej 15,5 kilometra dhe në vlerë prej 43,2 milionë euro, kjo është kjo pjesë ku aktualisht ndodhemi, në shtrirjen Dllaboçicë – Çatall. Ndërsa pjesa e dytë është në gjatësi prej rreth 10 kilometra dhe është në vlerë prej 50,5 milionë euro dhe në gjatësi totale prej 25,5 kilometra dhe gjërësi të korsive prej 12.5 metra. Vlera e projektit është 80,20 milionë euro, mjete nga Banka Botëror dhe grant mjete prej 13,50 milionë euro apo gjithëse 93.7 milionë euro. Presim që të përfundoj deri në fund të këti viti”, deklaroi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Me ndërtimin e rrugës eksprese dukshëm do të shkurtohet koha e udhëtimit midis Kumanovës dhe Kriva Pallankës në drejtim të Republikës së Bullgarisë, por edhe do të kompletohet infrastuktura rrugore në Korridorin 8 i cili do të mundësoj rrugë të sigurta dhe të shpejta për pjesëmarrësit në trafik.
Trajanovski realizoi inspektim të punimeve ndërtimore për ndërtimin e qarkores në Tetovë përmes aksit rrugor Trebosh deri në Neproshten (faza 1)
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ekipin e ekspertëve realizuan inspektim të punimeve ndërtimore për ndërtimin e qarkores në Tetovë përmes aksit rrugor nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten (faza 1). Gjatësia e qarkores do të jetë 5,34 kilometra dhe do të ketë dy korrsi me gjerësi prej tre metra.
Për ndërtimin e qarkores janë siguruar mjete nga buxheti i NPRRSH-së në vlerë prej 12,23 milionë euro. Për momentin, kontraktori i punimeve ndërtimore Granit SH.A Shkup është duke punuar në ndërtimin e mbikalimit mbi hekurudhë, ku janë ndërtuar pilonat, pllakat mbi pilona, dhe një murrë anësor. Aktualisht punohet në pregaditjen e trarëve të pararendur për mbikalimin. Gjithashtu, njëkohësisht me realizimin e punimeve ndërtimore po zgjidhet edhe shpronësimi i tokës. Reth 90% është realizuar depërtimi dhe pastrim i trasesë, ndërsa progresi aktual i punimeve ndertimore është 25 %. Mbikqyrës i punimeve ndërtimore është GEING SH.P.K Shkup.
TRAJANOVSKI: RRITJE E FREKUENCËS SË AUTOMJETEVE QË QARKULLOJNË NË PIKAT PAGESORE. GJATË MUAJIT GUSHT KANË QARKULLUAR GJITHSEJ 6.850.961 AUTOMJETE DHE JANË GRUMBULLUAR REKORD 7.801.840,00 EURO
Jatë vizitës në Qendrën Operative në Petrovec, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, u informua se vazhdon trendi i rritjes së të ardhurave Në bazë të pagesës së taksave rrugore. Në gusht të këtij viti janë mbledhur 7.804.840,00 euro (shtatë milionë e tetëqind e katër mijë e tetëqind e dyzet euro), që përfaqëson një rekord mujor të mbledhjes. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë mbledhur gjithse 241.329,00 euro më shumë.
Qendra Operative në Petrovec përfaqëson një njësi multifunksionale përmes së cilës monitorohet puna e të gjitha pikë pagesave dhe e të gjitha aktiviteteve lidhur me pagesën e taksave rrugore. Për funksionimin e saj të suksesshëm, ishte e nevojshme që të bëhet plotësimi i stafit në pjesën e kontrollit dhe në pjesën e pagesës elektronike, për arsye se kishte deficit të stafit në të ashtuquajturën Qendra e Kontrollit, e cila 24/7 ndjek drejtpësëdrejt gjendjen e stacioneve pagesore, përmes live sream si dhe njëkohësisht bëhet kontrollë e punës përmes sistemit të mbikëqyrjes duke shqyrtuar materialin e regjistruar. Drejtori Trajanovski nga punonjësit dhe përgjegjësit e stacioneve pagesore kërkoi më shumë profesionalizëm dhe përkushtim në punë. Nga fillimi i këtij viti, për periudhën Janar – Gusht 2024, është realizuar qarkullim total nga pagesa e taksave rrugore, mbushja, shitja e pajisjeve dhe pagesave nga kalimet Open Ballkan në shumë prej 45.079.748,00 euro ( dyzet e pesë milionë e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e tetë euro).
Nga fillimi i pagesës elektronike, nga data 03.07.2019 deri më 01.09.2024 janë shitur gjithsej 33.620 pajisje MTag dhe 195.825 MSmart kartela, ose gjithsej 229.455 pajisje elektronike. Qëllimi i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore është stimulimi dhe rritja e përqindjes së pagesës me pajisje elektronike për një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt të trafikut në stacionet pagesore.