Skip to content

INSPEKTIM NË NDËRTIMIN E AKSIT RRUGOR TË KORRIDORIT 10D PRILEP – MANASTRI

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski, me ministrin e Transportit dhe  zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikoloski, Shkëlqesinë e saj ambasadoren e SHBA-së Angela Ageler, si dhe me deputetë të Kuvendit dhe kryetarë të komunave nga rajoni i Pellagonisë, realizuan inspektim në ndërtimin e aksit rrugor të Korridori 10d Prilep-Manastir.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që ndihmuan në procesin për zhbllokimin e punimeve për ndërtimin e autostradës dhe falemnderoi personalisht kryeministrinin dhe ministrin, si dhe ambasadoren, por edhe kryetarët e komunave të cilët ndihmuan në veçanti në procesin e shpronësimit. Në deklaratën e tij Trajanovski tha:

“Ne, tani jemi një hap para Konsorciumit Bechtel dhe Enka. Nëse ata më parë prisnin se nuk ka qenë e zgjidhur problematika  e  shpronësimeve, nuk është bërë deminimi, tani kjo problematikë është zgjidhur dhe tani nuk do të paguajmë kaq shumë penale, por përkundrazi, Bechtel dhe Enka duhet të na ndjek neve. Kjo është një gjë shumë e mirë për Republikën e Maqedonisë, sepse tregon se Qeveria dhe institucionet në Qeveri funksionojnë si ekip dhe ja rezultatet. Më lejoni të them se këtu janë gjithsej rreth 1300 parcela kadastrale që duhen shpronësuar, nga të cilat 850 janë të përfunduara ndërsa mbesin edhe 450 parcela për t’u zgjidhur. Një nga problematikat kryesore këtu është deminimi. Duhet deminuar rreth 500 hektarë. Janë deminuar rreth 100 hektarë dhe janë gjetur 19.500 lëndë të mundshme eksplozive, nga të cilat rreth 200 janë nxjerrë. Falemnderim të madh deri tek ARM-së e cila kryen deminimin, sepse këtu është zhvilluar lufta e parë dhe e dytë ballkanike, lufta e parë botërore, kështu që ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Prandaj, shpresoj që me këtë ritëm dhe progres për tre vite ky segment rrugor të jetë gati dhe qytetarët e Manastirit, Prilepit dhe Resnjës do të kenë kushte më të mira edhe për zhvillim, për ekonominë dhe për bizneset. Pastaj po të merret parasysh edhe qarkorja në Manastir si dhe rruga eksprese Manastir-Mexhitli të cilat janë në plan që të ndërtohen,  praktikisht do të jetë një rrugë ndërkombëtare e rangut më të lartë, gjegjësisht ky është Koridori 10d’’.

Pjesë: