Jatë vizitës në Qendrën Operative në Petrovec, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, u informua se vazhdon trendi i rritjes së të ardhurave Në bazë të pagesës së taksave rrugore. Në gusht të këtij viti janë mbledhur 7.804.840,00 euro (shtatë milionë e tetëqind e katër mijë e tetëqind e dyzet euro), që përfaqëson një rekord mujor të mbledhjes. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, janë mbledhur gjithse 241.329,00 euro më shumë.
Qendra Operative në Petrovec përfaqëson një njësi multifunksionale përmes së cilës monitorohet puna e të gjitha pikë pagesave dhe e të gjitha aktiviteteve lidhur me pagesën e taksave rrugore. Për funksionimin e saj të suksesshëm, ishte e nevojshme që të bëhet plotësimi i stafit në pjesën e kontrollit dhe në pjesën e pagesës elektronike, për arsye se kishte deficit të stafit në të ashtuquajturën Qendra e Kontrollit, e cila 24/7 ndjek drejtpësëdrejt gjendjen e stacioneve pagesore, përmes live sream si dhe njëkohësisht bëhet kontrollë e punës përmes sistemit të mbikëqyrjes duke shqyrtuar materialin e regjistruar. Drejtori Trajanovski nga punonjësit dhe përgjegjësit e stacioneve pagesore kërkoi më shumë profesionalizëm dhe përkushtim në punë. Nga fillimi i këtij viti, për periudhën Janar – Gusht 2024, është realizuar qarkullim total nga pagesa e taksave rrugore, mbushja, shitja e pajisjeve dhe pagesave nga kalimet Open Ballkan në shumë prej 45.079.748,00 euro ( dyzet e pesë milionë e shtatëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e tetë euro).
Nga fillimi i pagesës elektronike, nga data 03.07.2019 deri më 01.09.2024 janë shitur gjithsej 33.620 pajisje MTag dhe 195.825 MSmart kartela, ose gjithsej 229.455 pajisje elektronike. Qëllimi i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore është stimulimi dhe rritja e përqindjes së pagesës me pajisje elektronike për një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt të trafikut në stacionet pagesore.