Trajanovski: Nga sot qytetarët do të mund të ngasin në kilometrat e parë të nënsegmentit 3 të autostradës Kërçovë – Ohër

Janë lëshuar në përdorim kilometrat e parë të nënsegmentit 3 të autostradës në ndërtim Kërçovë – Ohër. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski së bashku me kryetarin e Qeverisë së RMV-së Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, kryetarin e Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, si dhe një numër i madh i këshilltarëve, deputetëve dhe qytetarëve, ishin të pranishëm në eventin e lëshimit në funksion të një pjese të autostradës, e cila është arteria kryesore e infrastrukturës rrugore dhe e cila do t’a lehtësojë ndjeshëm qasjen drejt qendrave kryesore turistike Ohër dhe Strugë.

Sot, në mënyrë figurative, fillojmë që t’a shohim dritën në fund të tunelit dhe të shohim lindjen e diellit në bregun e perlës sonë Ohrit. Në Ohër do të arrijmë edhe përmes kilometrave të para të autostradës, si dhe do të bëjmë gjithçka çka është në fuqinë tonë që sa më shpejtë ta kemi në dispozicion tërë autostradën, edhe pse para nesh ende kemi sfida të mëdha. Nga Klimeshtani deri në Ohër do të mund të ngasim në anën e majtë nën regjim të përkohshëm kohor të trafikut, ndërsa në anën e djathtë po punohet intensivisht me qëllim që edhe ajo pjesë të vihet në funskion. Ndërtimi i aksit rrugor është hapi më i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në rajon dhe në vend, dhe kjo është motiv më shumë për të vazhduar me aktivitetet ndërtimore të intensifikuara për realizimin e këtij projekti kapital.’’ – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Aktualisht edhe në nënsegmentet tjera, punimet ndërtimore po zhvillohen me intensitet të lartë, në përputhje me planin e ri dinamik për ndërtimin e autostradës. Po punohet me ritëm të përshpejtuar edhe në rrugët hyrëse nga Vërbjani deri në Slivovë, Slivovë – Arbinovë, Arbinovë – Izdegllavje, Izdegllavje – Pesoçan, Pesoçan – Novo Sellë, Novo Sellë – Botun, si dhe në rrugën hyrëse drejt fshatit Gorenci, fshati Orovnik dhe Mesheishtë. Ndërtimi i këtyre rrugëve hyrëse është i një rëndësie të veçantë për shkak se nga ndërtimi i tyre varet edhe vënia në funksion e një pjese të autostradës nga Klimeshtani deri në Ohër.

Ura mbi lumin Vardar afër fshatit Bashinë është sanuar plotësisht dhe është vënë tërësisht në funskion

Ura mbi lumin Vardar afër fshatit Bashinë plotësisht është sanuar dhe është vënë tërësisht në funskion, dhe në teren për këtë u bindën drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me kryeministrin e qeverisë Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit Aleksandar Nikollovski, kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev, si dhe deputetë nga rajoni por edhe profesorë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë.
Kjo urë, e cila ka rëndësi jetike për shkak se lidh disa vendbanime, përkatësisht lidh Velesin, Çashkën, Izvorin dhe Bogomilën, dhe në të cilën çdo ditë ka frekuencë të madhe të automjeteve, përfshirë automjete të lehta transportuese dhe furgonë, makina, por  edhe kamionë të mëdhenj, për fat të keq për një periudhë të gjatë kohore ura kishte dëmtime të dukshme. Gjendja shqetësuese e urës, e cila është ndërtuar që në vitin e largët 1971, ishte arsyeja që Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore të kërkojë një vlerësim profesional nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, dhe që nga fillimi i vitit morrëm rekomandim  që ura të mbyllet dhe ndërmeren masa urgjente për sanimin e saj.

Në fillim të këtij viti, ura u mbyll për çdo lloj qarkullimi, ndërsa më vonë u vendos regjim i përkohshëm i qarkullimit gjatë së cilit paralelisht u realizuan edhe punimet e sanimit të urës.
’’Pas konstatimit të kësaj gjendje të pafavorshme, e cila fillimisht rezultoi me mbyllje të përkohshme të urës për çdo lloj trafiku, ne i përveshëm mëngët dhe filluam me aktivitetet për sanimin e saj, si dhe aktivitete për ndjekjen e gjendjes së urës, sepse për shkak të rëndësisë së saj strategjike nuk mund të lejojmë që për një periudhë të gjatë kohore të jetë e mbyllur. Një falemderim i madh për profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, të cilët ndihmuan në montimin e pajisjeve më moderne nën vetë urën, e cila kryen monitorin 24 orë, dhe çdo lëvizje në urë evidentohet, Kontraktorit të punimeve ndërtimore “Syntek Engineering” ShPKNjP Shkup, i cili punimet i filloi më 21 mars me një intensitet të përshpejtuar dhe i përmbushi pritshmëritë tona dhe ja, sot kemi një urë të sanuar dhe të sigurtë’’ – deklaroi me këtë rast drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Qarkullimi mbi urë po zhvillohet në të dy drejtimet, por megjithatë mbetet që qakullimi i automjeteve të rënda transportuese të cilat kalojnë çdo ditë dhe e dëmtojnë më së shumti urën, të zhvillohet me kujdes.
Gjatë punimeve ndërtimore është trajtuar pjesa e poshtme e urës, është vendosur një lloj i ri i materialit për përforcimin e shtyllave, si dhe ura është sanuar nga mbrenda me zgjidhje më bashkëkohore. U punua në mbrojtjen e tyre, u bë armimi i mbajtësve kyesorë të urës që ishin të dëmtuar dhe u betonuan sërisht, si dhe u përforcua pjesa e poshtme e tyre. U ndërmorën aktivitete për përforcimin me elemente çeliku, me ç’rast u përforcuan shtyllat dhe u vendosën lidhje çeliku në to, me çka rikonstruimi i urës është finansuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa projekti ka qenë në vlerë të përgjithshme prej 29.045.170,18 denarë apo rreth 472.000 euro me TVSH.

Ky sanimi i përfunduar i urës në fshatin Bashinë duhet që t’i zgjatë jetëgjatësinë e përdorimin për 5 deri në 10 vjet.

 

THIRRJE PUBLIKE NR.05/2025 PËR SHPREHJE INTERESI PËR APLIKIMIN E KANDIDATËVE PËR PËRZGJEDHJEN E 1 (NJË ) ANËTARI TË BORDIT DREJTUES TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR MIRËMBAJTJEN DHE MBROJTJEN E RRUGËVE MAGJISTRALE DHE RAJONALE – SHKUP P.Q DHE 1 (NJË) ANËTARI TË BORDIT MBIKËQYRËS PËR KONTROLLË TË PUNËS MATERIALE DHE FINANCIARE TË NDËRMARRJES PUBLIKE PËR RRUGË SHTETËRORE

  • Thirrjen publike nr. 05/2025 për shprehje interesi për aplikimin e kandidatëve për përzgjedhjen e 1 (një ) anëtari të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – Shkup p.q dhe 1 (një) anëtari të Bordit Mbikëqyrës për kontrollë të punës materiale dhe financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mund ta shkarkoni në formatin pdf këtu.
  • Formularin për aplikim në thirrjen publike për shprehjen e interesit për aplikimin e kandidatëve për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike mund ta shkarkoni në formatin docx këtu.

Trajanovski: ’’Maqedonia aktualisht ndodhet në një cikël investimesh në të cilin gjërat kanë filluar të lëvizin dhe nga faza e ngecjes kanë kaluar në fazën e ndërtimit të rrugëve’’

Në Maqedoni, sektori i infrastrukturës është një nga shtytësit kryesorë për rritjen e ekonomisë dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore. Në këtë drejtim, infrastruktura shihet si një sektor prioritar, ndërsa Qeveria po punon në mënyrë aktive në krijimin e një ambienti të favorshëm afarist.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, mori pjesë në forumin e biznesit ’’Mundësi afariste dhe investime’’ me fokus të veçantë në sektorët e infrastrukturës, tranzicionit energjetik dhe ekonomisë rrethore dhe inovacionit teknologjik dhe industrisë 5.0, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Italisë në Shkup dhe Agjencisë Tregtare Italiane (ITA).

Në fjalimin e tij, ai theksoi se ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në Maqedoni është në një vrull të madh dhe se pavarësisht përfundimit të projekteve të filluara në pjesën e rrugëve ekspres, po punohet me një ritëm të përshpejtuar edhe në të gjitha projektet e tjera të parashkikuara në Programin Vjetor për vitin 2025.

’’Kjo është tejet e rëndësishme, sepse vlerësojmë që përparësia jonë strategjike është vetë fakti që jemi një kryqëzim natyror i dy korridoreve tejet të rëndësishëm – Korridorit 8 dhe Korridorit 10D. Prandaj, na nevojiten rrugë moderne, hekurudha të shpejta, shërbime publike të përmirësuara dhe lidhje digjitale. Kjo është tejet e rëndësishme sepse kam ndjenjën që në të kaluarën shumë pak i është kushtuar vëmendje ndërtimit të infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së saj, gjë që na vë në radhën e vendeve me lidhje rrugore jo të mirë me rajonet përreth nesh. Maqedonia aktualisht mund të thuhet se ndodhet në një cikël investimesh në të cilin gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim të favorshëm, përkatësisht në një cikël ku nga faza e ngecjes kemi kaluar në fazën e ndërtimit të rrugëve. Hapim fronte pune për të gjithë kontraktorët tanë të projekteve dhe presim ofensivë nga ana e tyre, përkatësisht të ndjekin ritmin tonë. Qytetarët tanë meritojnë të udhëtojnë në rrugë moderne, të sigurta dhe të reja.’’ – tha në fjalimin e tij drejtori i NPRRSH-së, Koce Trajanovski.

Trajanovski: ’’Me lëshimin e rrugës eksprese Gradsko – Drenovë në gjatësi prej 26 km reduktohet koha e udhëtimit drejt Prilepit, Manastirit, Resnjës!’’

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski në prani të kryeministrit të Qeverisë së RMV-së Hristijan Mickovski, ministrit të Transportit Aleksandar Nikollovski, kryetarëve të Komunave, deputetëve, bashkëpunëtorëve dhe mysafirëve të shumtë, e lëshuan në përdorim segmentin Farish – Drenovë, pjesë e rrugës eksprese A1 Gradsko – Drenovë, me çka fitohet një tërësi e rrugës ekspres prej 26 kilometrash në Korridorin 10d.

’’Sot ndjej një gëzim dhe një kënaqësi të madhe që qëndroj këtu, në këtë vend, dhe e lëshojmë në funksion segmentin Farish – Drenovë të rrugës eksprese A1, pjesë e Korridorit 10D. Arritëm që t’i tejkalojmë problemet e trashëguara dhe për një periudhë të shkurtër kohore të fitojmë një tërësi funksionale prej 26 kilometrash, me ç’rast ndjeshëm e reduktojmë kohën e udhëtimit nga Gradsko në drejtim të Prilepit, Manastirit, Resnjës dhe më tej. Në segmentin Farish – Drenovë kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i mposhtë pengesat e punimeve ndërtimore, veçanërisht në stabilizimin e shkëmbinjve të rrezikshëm dhe ta përshpejtojmë realizimin e punimeve. Në vetëm 10,2 kilometra kemi 1 tunel me dy tuba, 21 ura, 11 mure mbajtëse, 1 viadukt, 7 konstrukcione të betonit të armuar, disa nënkalime, kalime tubash dhe 1 rrethrrotullim në rrugën egzistuese me nyjen Drenovë. Është realizuar ndërtimi i kanaleve anësore, rregullim i lumit në disa pjesë, mbrojtje e shpateve, është vendosur rrethojë mbrojtëse, sinjalizim horizontal dhe vetrikal si dhe pajisje të tjera rrugore.’’ – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Projekti ka vlerë totale prej 44,74 milionë euro dhe është i financuar me huamarrje nga BERZH – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Projektues i segmentit ishte ‘‘Prostor’’ SHPK Kumanovë, kontraktor i punimeve ‘‘SINOHYDRO CORPORATION LIMITED’’ Peking, RP Kinë, dega Shkup, ndërsa mbikëqyrja u realizua nga GEING dhe EURO CONSULTING.

 

Trajanovski: Kemi sjellë një impuls të ri në zgjidhjen e problemeve të ngecura shumëvjeçare dhe rezultatet janë të dukshme në teren

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski morri pjesë në panel diskutimin “Menaxhim drejtë rezultatetve”, në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Administratës Publike, e cila u mbajt me rastin e Ditës së nëpunësve publik dhe shërbimeve publike.

Më tej, Trajanovski iu referua menaxhimit të insitucionit të cilin ai drejton, pasi është i vetmi i këtij lloji në shtet që ndërton rrugë dhe prandaj është më se i rëndësishëm që menaxhimi i tij të jep rezultate të dukshme edhe për qytetarët.

Trajanovski  tha se ai dhe Qeveria e RMV-së kanë sjellë një impuls të ri në zgjidhjen e problemeve të ngecura shumëvjeçare dhe se rezultatet janë të dukshme në teren.

Sipas tij, është i nevojshëm një vizion i qartë, një strategji dhe një sistem për ndjekjen e përparimit dhe ndikimit të projekteve, në veçanti projekteve strategjike që aktualisht menaxhohen nga NPRRSH, siç është ndërtimi i autostradave në Korridorin 8 dhe 10D, si dhe të tjera me të cilat përmirësohet infrastruktura rrugore në vend.

Trajanovski rikujtoi se kur e ndërmori funskionin, ka hasë në një gjendje jashtëzakonisht të keqe, e cila u sanua shumë shpejt përmes punës së palodhshme.

“Trashëguam një gjendje katastrofale ku projektet fare nuk janë menaxhuar dhe punët e zakonshme administrative kanë qenë të bllokuara për më shumë se një, dy apo edhe tre vite. Do të jap vetëm një shembull  – rruga eksprese Gradsko – Prilep, më sakt segmenti Gradsko – Drenovë  i cili është arteria kryesore e të gjithë rajonit qendror dhe shpien drejt Maqedonisë jugperëndimore, i cili duhej të përshpejtonte lëvizjen, ishte i bllokuar për një vit e gjysmë. Me punë të palodhshme ditë e natë i zhbllokuam proceset, e përshpejtuam ndërtimin dhe rezultati ishte lëshim i segmentit në fillim të vitit, ndërsa përfitimet janë udhëtim më i shpejtë, vozitje më komode dhe më të sigurtë, si dhe zhvillim i përshpejtuar i rajonit.

Së shpejti do të vihet në funksion edhe pjesa e dytë e segmentit nga Drenova deri në Farish, ku kemi hasur në shkëmbinj të rrezikshëm dhe ku duhej të menaxhohej me sukses menaxhimi i rreziqeve dhe të zbuteshin shpatet për të rritur sigurinë në segment.

E zhbllokuam dhe e përshpejtuam edhe projektin për ndërtimin e rrugës eksprese Kriva Pallankë – Stracin, e cila për disa vite radhazi qëndronte në vend, por me praninë e vazhdueshme në terren dhe zgjidhjen e problmeve në vendngjarje, si dhe me aplikimin e përfitimeve moderne të teknologjisë, edhe atë e përfunduam dhe e lëshuam në funskion në fillim të këtij viti. Kemi sjellë një impuls të ri në zgjidhjen e problemeve të vjetra shumëvjeçare  dhe rezulatete janë të dukshme në terren”, potencoi në fjalimin e tij drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Trajanovski gjithashtu shtoi se Maqedonia aktualisht ndodhet në një cikël investimesh në të cilin gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim të favorshëm, gjegjësisht në cikël ku nga faza e ngecjes së punimeve kanë kaluar në fazën e ndërtimit të rrugëve. Po punohet me një rritëm të përshpejtuar që 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë – Ohër të lëshohen në funksion deri më 10 korrik, nga fshati Vërbjan deri në Ohër, me përjashtim të pjesës tek Botun , ku ka rrëshqitje të dheut e cila duhet të sanohet. Po punohet në mënyrë intensive edhe në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, ku dhe është bërë një përpjekje e madhe për të zhbllokuar procesin e shpronësimit dhe për të hapur sa më shumë fronte për punë në teren. Sipas tij, realizimi i ndërtimit të autostradave krahasuar me vitin e kaluar është katër fish më i madh ndërsa pritshmëritë janë që të dyfishohet apo trefishohet, pasi që ndodhemi në fillim të sezonit veror ndërtimor.