Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore hap sezonin e ndërtimit edhe në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL), gjegjësisht komunat

Fokusi ynë nuk është vetëm në rrugët shtetërore dhe magjistrale, por Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore po punon në mënyrë intensive edhe në rehabilitimin e rrugëve rajonale në komunat që kalojnë nëpër zonat rurale.


Në këtë drejtim, në kuadër të Programit vjetor të NPRRSH-së për vitin 2025, konkretisht përmes marrëveshjes me Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistral dhe Rajonale ( Rrugët e Maqedonisë) ndahen mjete edhe për rehabilitimin e drejtimeve rajonale rrugore në Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) gjegjësisht komunat.


Këtë vit, në kuadër të këtij programi për komunën e Kumanovës, janë planifikuar gjithsej 85 milionë denarë për rehabilitimin e disa segmenteve dhe atë në drejtimet rrugore:
1. R29277 Bellakovcë – Kleçovcë – 35 milionë denarë
2. R2136 Pçinjë – Vakëv – 30 milionë denarë
3. R1104 Kumanovë Tranzit ( rrg. Nikolla Teslla) 20 milionë denarë

Aktivitete ndërtimore tashmë kanë filluar në disa nga këto drejtime rrugore, konkretisht tashmë po punohet në Bellakovce – Klleçovcë dhe në rrugën Nikolla Teslla.


Gjegjësisht, në rrugën Nikolla Teslla e cila është tranzit në Kumanovë në drejtimin rrugor rajonal Kumanovë – kufiri me Serbinë, është planifikuar heqja e asfaltit të vjetër dhe vendosja e një shtrese të re në gjatësi prej 1.450 metra me gjeresi të ndryshueshme nga 6,5 deri në 9 metra, gjegjësisht prej rreth 10.000m2.

Pas përfundimit të këtyre segmenteve, NPRRSH planifikon të vazhdojë me rehabilitimin e segmentit nga fshati Pçinja drejt fshatit Vakëv. Këto aktivitete ndërtimore po realizohen nga Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ( Rrugët e Maqedonisë).

Pilot projekti: “Regjistrimi i sinjalizimit rrugor”

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore gjatë shtatë ditëve të fundit filloi Pilot projektin me të cilin po kryen regjistrimin e sinjalizimit rrugor në 750 km rrugë në vend.

Gjegjësisht, me automjetin special të angazhuar në kuadër të mirëmbajtjes adaptive të sistemit RAMS, po mblidhen të dhënat për sinjalizim, të cilat futen me koordinata digjitale ndërsa përmes sistemit të fotogrametrisë po gjeo-referencohen saktësisht. Pas përfundimit të regjistrimit të dhënat do të përpunohen dhe do të futen në sistemin RAMS, i cili në fakt do të jetë një kadastër i sinjalizimit rrugor të rrugëve shtetërore.

Këto të dhëna më vonë do të përdoren për krahasim, zëvendësim dhe riparim më të shpejtë të sinjalizimit, i cili është i nevojshëm për drejtim  të sigurt dhe më të rregullt të trafikut.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe nëse në rrugët tona hasni në ndonjë automjet të pazakontë si në fotot e bashkangjitura, ju lutemi të jeni të durueshëm dhe t’i jepni përparësi pasi që është në favor të interesit tonë të përgjithshëm dhe na mundëson të qarkullojmë në rrugë më të sigurta.