Në vazhdim mund ta merrni udhëzimin:
Në Komunën e Gjorçe Petrovit është lëshuar në përdorim rruga lokale Stopanski Dvor – fshati Svillare
Rruga lokale prej Stopanski Dvor drejt fshatit Svillare në gjatësi prej 786 metra dhe 4 metra gjerësi dhe prej Stopanski Dvor drejt varrezave lokale në gjatësi prej 284 metra dhe 7 metra gjerësi në vendbanimin Vollkovë, Komuna e Gjorçe Petrovit sot solemnisht u lëshua në përdorim. Bëhet fjalë për investim në vlerë afër 81.000 euro.
Në hapjen solemne prezent ishin ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski. Ministri Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një investim mjaft të rëndësishëm për popullsinë lokale me të cilën do të ngrihet cilësia e jetës urbane. -Unë fuqishëm besoj se me këtë investim do të rritet interesi për ndërtimin e objekteve për banim individual në vendbanim që do të jetë edhe derdhje e madhe e mjeteve në këtë komunë. Me ndërtimin e kësaj rruge lokale vetëm e potencojmë rëndësinë e komunës, realizojmë mundësi të reja për përmirësimin e kushteve të investuesve të tanishëm dhe të ardhshëm, deklaroi Misajllovski.