Komuna e Petrovecit

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandar Stojanov, dhe kryetari i Komunës së Petrovecit, Borçe Mitevski, sot i shikuan aktivitetet ndërtimore për rregullimin e pjesëve të dëmtuara në rrugën rajonale R 1102 në Komunën e Petrovecit.

Në këtë pjesë rrugore që kalon nëpër vendbanimin e Petrovecit, në rrjedhë është rregullimi i pjesës së dëmtuar të korsisë në gjatësi prej 1500 metra.

Me rregullimin e kësaj pjese të rrugës rajonale, që dukshëm është e ngarkuar me një numër të madh automjetesh do të përmirësohet siguria në komunikacion.

Lëshohet në përdorim aksi rrugor Mavrovë – Hanet e Mavrovës 22.07.2015. Mavrovë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Publike të rrugëve shtetërore Aleksandar Stojanov dhe kryetarin e komunës Mavrovë dhe Rostushë Mukrem Mehmedi, sot e lëshuan në përdorim aksin e rindërtuar rrugor
Mavrovë- Hanet e Mavrovës.

Rruga rajonale Mavrovë- Hanet e Mavrovës në gjatësi prej 6 kilometrave është asfaltuar, shkarja e dheut në kanalin e Beliçicës është sanuar, si dhe në atë pjesë është zgjeruar rruga. Investimi i përgjithshëm kap shumën e 1.2 milion eurove, tha ministri Vllado Misajlovski, duke shtuar se me këtë rikonstruktim dukshëm do të përmirësohet në këtë rajon qarkullimi në trafik.

Filloi ndërtimi i aksit rrugor Mokrino – Smollari

Kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski e shënoi fillimin e ndërtimit të rrugës që lidh vendbanimet Mokrino dhe Smollari në komunën Novo Sello.

FOTO: MIA

Kryeministri Nikolla Gruevski në fillimin e punimeve ndërtimore të rrugës theksoi se bëhet fjalë për një projekt me rëndësi të madhe për ekonominë lokale, për turizmin dhe për lehtësimin e jetës së popullatës.
– Me ndërtimin e rrugës do të lehtësohet komunikimi mes banorëve, më shpejt do të arrihet tek rruga magjistrale dhe banorët nuk do të shkojnë përreth, të kalojnë kilometra shtesë për të arritur në shtëpitë dhe apo vilat e tyre. Rruga Mokrino – Smollari është në fakt një vazhdim i investimeve tona në infrastrukturën rrugore në komunën Novo Sello dhe rajonin e Strumicës, tha kryeministri Gruevski.
Rruga me gjatësi prej katër kilometrave duhet të përfundojë për gjashtë muaj. Investimi kap vlerën 1,6 milionë euro.