VEPRIM PËR LËSHIM TË NJË MIRATIMI PËR TRANSPORT I JASHTËZAKONSHËM ME PESHË TOTALE TË NGARKESËS SË TËRHEQUR DERI NË 45t

Kërkuesi i Miratimit për transport të jashtëzakonshëm në Departamentin për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore duhet të dorëzojë:

  1. Kërkesë të plotësuar dhe të nënshkruar për miratim për transport të jashtëzakonshëm (formulari për kërkesë është në disponim në faqen interneti të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore).
  2. Skica e plotësuar me informacione për pamjen, masën, dimensionet dhe distancën mes akseve të makinës tërheqëse me ngarkesë në 2 (dy) kopje (skicat e makinës tërheqëse me ngarkesë janë në disponim në faqen interneti të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore).
  3. Kopje prej dokumenteve për regjistrimin të automjetit që tërheq dhe të furgonit në 1 (një) kopje.
  4. Forma e pagesës për pullë administrative me vlerë prej 50,00 (pesëdhjetë) denarë.

Nëse shfaqen paqartësi gjatë plotësimit të Kërkesës dhe të skicave, kërkuesi kërkon ndihmë prej Departamentit për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore.

Pas mbarimit të llogaritjes sipas të dhënave të dorëzuara në Kërkesën për Miratim për transport të jashtëzakonshëm, kërkuesi pranon kopje prej të dhënat e plotësuara në format e pagesës dhe e paguan shumën e përcaktuar. Kërkuesi paguan shuma në forma të veçanta pagese për Miratimin për transport të jashtëzakonshëm në llogaritë e Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore dhe në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Pas pagesës, kërkuesi është detyruar ta dorëzojë formën e verifikuar gjer në Departamentin për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore. Pas dorëzimit të kërkesës, mund të përgatitet një pro-faturë në bazë të cilës do të paguhen mjetet. Nëse kërkuesi nuk e bën pagimin brenda 7 (shtatë) ditësh, kërkesa për Miratim të transportit të jashtëzakonshëm mbyllet si të parealizuar.

Llogaritja për koston e Miratimit për transport të jashtëzakonshëm bëhet në bazë të Vendimit për shumën që paguhet për vendosje të tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës të rrugës shtetërore, për kyçje të një rruge për qasje në rrugën shtetërore, vendosje të instalimeve në trupin e rrugës dhe në shiritin rrugor të rrugës shtetërore, ndërtim dhe shfrytëzim të objekteve komerciale të cilat kanë qasje në një rrugë publike jashtë vendeve banimit, shfrytëzim të tejkaluar të rrugës shtetërore, transport të jashtëzakonshëm dhe dëmtim të rrugës shtetërore dhe të objekteve në rrugë (“Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr.139/2008), si dhe në përputhje me Rregulloren për kërkesa teknike të sistemeve, pjesëve përbërëse, njësive të pavarura teknike, pajisjes, dimensioneve, masave totale dhe ngarkesës së akseve të automjeteve (“Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr.21/2010). (Shtojcë: Lista e çmimeve në denarë).

Në rast se peshat dhe dimensionet reale prej matjes së realizuar i tejkalojnë peshat ose dimensionet e automjetit, Miratimi i papezulluar dhe në origjinal kthehet së bashku me provë – shënim prej matjes ose të dhëna prej matjes me peshore mobilje për matje të peshës mbi  50 t. në kalimet kufitare (KK), domethënë 60 t. në KK Tabanovc dhe Bogorodicë, kërkesa korrigjohet dhe bëhet llogaritje tjetër me të dhëna të korrigjuara në bazë të cilën paguhet për Miratimin. Sipas procedurës së njëjtë, lëshohet një Miratim tjetër për transport të jashtëzakonshëm me të dhëna të korrigjuara. Miratimi i khtyer dhe Miratimi i ri janë pjesë përbërëse të gjithë lënde.
 
VEPRIM PËR LËSHIM TË MIRATIMIT PËR TRANPORT TË JASHTËZAKONSHËM ME PESHA TOTALE TË AUTOMJETIT ME NGARKESA MBI 45t DHE PËR NGARKESA JASHTËGABARITE NË BAZË TË GJATËSISË, LARTËSISE DHE GJERËSISË TË CIAT I TEJKALOJNË DIMENSIONET E LEJUARA ME LIGJ

Kërkuesi i Miratimit për transport të jashtëzakonshëm në Departamentin për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore duhet të dorëzojë:

  1. Kërkesë të plotësuar dhe të nënshkruar për Miratim për transport të jashtëzakonshëm (formulari për kërkesë është në disponim në faqen interneti të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore).
  2. Skica e plotësuar me informacione për pamjen, masën, dimensionet dhe distancën mes akseve të makinës tërheqëse me ngarkesë në 3 (tri) kopje (skicat e makinës tërheqëse me ngarkesë janë në disponim në faqen interneti të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore).
  3. Kopje prej dokumenteve për regjistrimin të automjetit që tërheq dhe të furgonit në 2 (dy) kopje.
  4. Forma e pagesës për pullë administrative me vlerë prej 50,00 (pesëdhjetë) denarë.

Nëse shfaqen paqartësi gjatë plotësimit të Kërkesës dhe të skicave, kërkuesi kërkon ndihmë prej Departamentit për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore.

Departamenti për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore i dorëzon kopjet e vërtetuar prej Kërkesave në Ministrinë e Punëve të Brendshme çdo ditë pune deri në orën 11. Ministria e Punëve të Brendshme miratimet i lëshon çdo ditë pune në orën 14.

Pas mbarimit të llogaritjes sipas të dhënave të dorëzuara në Kërkesën për Miratim për transport të jashtëzakonshëm, kërkuesi pranon kopje prej të dhënat e plotësuara në format e pagesës dhe e paguan shumën e përcaktuar. Kërkuesi paguan shuma në forma të veçanta pagese për Miratimin për transport të jashtëzakonshëm në llogaritë e Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore dhe në

Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Pas pagesës, kërkuesi është detyruar ta dorëzojë formën e verifikuar gjer në Departamentin për transport të jashtëzakonshëm pranë Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore. Pas dorëzimit të kërkesës, mund të përgatitet një pro-faturë në bazë të cilës do të paguhen mjetet. Nëse kërkuesi nuk e bën pagimin brenda 7 (shtatë) ditësh, kërkesa për Miratim të transportit të jashtëzakonshëm mbyllet si të parealizuar.

Çmimi i taksës administrative në llogarinë e Buxhetit të R.M.-së është sipas numrit tarif 17 prej Ligjit për taksa administrative ((“Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr.17/93).

Llogaritja për koston e Miratimit për transport të jashtëzakonshëm bëhet në bazë të Vendimit për shumën që paguhet për vendosje të tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës të rrugës shtetërore, për kyçje të një rruge për qasje në rrugën shtetërore, vendosje të instalimeve në trupin e rrugës dhe në shiritin rrugor të rrugës shtetërore, ndërtim dhe shfrytëzim të objekteve komerciale të cilat kanë qasje në një rrugë publike jashtë vendeve banimit, shfrytëzim të tejkaluar të rrugës shtetërore, transport të jashtëzakonshëm dhe dëmtim të rrugës shtetërore dhe të objekteve në rrugë (“Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr.139/2008), si dhe në përputhje me Rregulloren për kërkesa teknike të sistemeve, pjesëve përbërëse, njësive të pavarura teknike, pajisjes, dimensioneve, masave totale dhe ngarkesës së akseve të automjeteve (“Gazeta Zyrtare e R.M.-së nr.21/2010). (Shtojcë: Lista e çmimeve në denarë).

  1. PAGIMI I MJETEVE PËR MIRATIM TË TRANSPORTIT TË JASHTËZAKONSHËM NË NDËRMARRJEN PUBLIKE PËR RRUGËT SHTETËRORE

Pas mbarimit të llogaritjes sipas të dhënave të dorëzuara në Kërkesën për Miratim për transport të jashtëzakonshëm, kërkuesi i paguan mjetet me një formë pagese në llogarinë e Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore.

Si shembull për të dhënat që duhet plotësuar, kërkuesi mund ta shfrytëzojë kopjen “forma e pagesës nr.1’’ që është në bashkëngjitje të këtij shpjegimi.

  1. PAGIMI I MJETEVE PËR TAKSËN ADMINISTRATIVE NË BUXHETIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Me dorëzimin e Kërkesës për Miratim për transport të jashtëzakonshëm, kërkuesi poashtu duhet t’i paguajë mjetet me formë pagese në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Shuma që duhet paguar varen prej tipit të transportit: transport ndërkombëtar ose transport transit të automjeteve nëpër Republikën e Maqedonisë dhe transport i brendshëm në Republikën e Maqedonisë.

Si shembull për të dhënat që duhet plotësuar, kërkuesi mund ta shfrytëzojë kopjen “forma e pagesës nr.2’’ që është në bashkëngjitje të këtij shpjegimi.

    1. PAGIMI I MJETEVE PËR PULLË ADMINISTRATIVE NË BUXHETIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Me dorëzimin e Kërkesës për Miratim për transport të jashtëzakonshëm, kërkuesi poashtu duhet t’i paguajë mjetet me formë pagese në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Shuma që duhet paguar është 50,00 denarë.

Si shembull për të dhënat që duhet plotësuar, kërkuesi mund ta shfrytëzojë kopjen “forma e pagesës nr.3’’ që është në bashkëngjitje të këtij shpjegimi.

Kontakt: odobruvanja_vonreden_prevoz@roads.org.mk

Deri te softuer për dhënien e lejës për transport të jashtëzakonshme mund të qaseni në linkun e mëposhtme

Në vazhdim mund t’i shkarkoni kërkesat për miratim të transportit të jashtëzakonshëm dhe skicën e automjetit të cilit i përket kërkesa