Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Rrugë Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM.” nr. 84/08, nr. 52/09, nr. 114/09, nr. 124/10, nr. 23/11, nr. 53/11, nr. nr.44/12 dhe nr.168/12), Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore lëshon Leje për vendosjen e instalimeve në shiritin mbrojtës rrugor.
Me termin INSTALIMET nënkuptohen: linja telefonike, telegrafike dhe kabllo të tjera, linja elektrike të tensionit të ulët, domethënë linja për furnizimin e ujërave të zeza, pajisje të ujit, gypat e ngrohjes dhe pajisje të tjera të ngjashme në shiritin mbrojtës * .
* Në pajtim me nenin 4 pika 17 “SHIRITI MBROJTËS” është një brez toke në të dy anët e brezit rrugor në të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë objekt, me përjashtim të objekteve që janë në funksionim të rrugës. Në pajtim me nenin 4 pika 15 “SHIRRITI RRUGOR” është hapësira në të dy anët e trupit të rrugës që shtrihet të paktën një metër nga skaji fundor i diametrit kryq të rrugës.
Dokumentacioni i nevojshëm i cili dorëzohet në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore:
- KËRKESË
- Situata me vendkalime të shënuara dhe drejtimi i instalimit të subjektit në lidhje me rrugën shtetërore
Pas inspektimit dhe përcaktimit të stacioneve të kalimeve tërthore dhe menaxhimit gjatësor të instalimit:
- Procesverbali nga këqyrja e realizuar (4 fotokopje)
- Situata me stacionet e futura
- Seksionet kryq për të gjitha vendkalimet me stacione të futura
- Prerjet karakteristike të rrugës për drejtimin gjatësor të instalimit në një prerje, argjinaturë dhe në objektet me stacione të ndërtuara.
Lejet merret pas kryerjes së pagimit paraprak të mjeteve në Pro-faturë e cila do t’ju dërgohet në adresën tuaj.
Vlefshmëria e miratimit të instalimit është e përhershme.
Kontakt: odobruvanja_instalacii@roads.org.mk
Në vijim mund të shkarkoni kërkesat për lejet për vendosjen e instalimeve në brezin mbrojtës të rrugës.
- Kërkesë për lëshimin e lejes për kalim nëntokësor dhe instalimit vijore gjatësor në shiritin mbrojtës rrugor
- Kërkesë për lëshimin e lejes për kalimin ajror dhe instalimit vijore gjatësor në shiritin mbrojtës rrugor