Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ekipin e Njësisë projektuese të NPRRSH-së dhe Kontraktorin, realizuan inspektim të ndërtimit të autostradës Tetovë – Gostivar, e cila po ndërtohet nga Konsorciumi amerikano – turk Bechtel & Enka. Korridoret 8 dhe 10d janë realitet dhe me ndërtimin e tyre kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt një infrastrukture rrugore moderne dhe të sigurtë. Qëllimi ynë është i qartë – lidhja e rajoneve dhe shteteve përmes autostradave që do të sjellin zhvillim ekonomik dhe perspektivë ekonomike.
Kontraktori, Konsorciumi amerikano – turk Bechtel & Enka, ka aktivitete ndërtimore aktive në të tre segmentet, ndërsa në segmentin Tetovë – Gostivar që nga fillimi i punimeve ndërtimore në terren ka progres të dukshëm dhe deri më tani:
- Janë kryer gërmime në rreth 150.000m3 dhe, janë vendosur 310.000 m3 material mbushës, si dhe janë prodhuar 2.500m3 beton për përfundimin e punimeve në aksin rrugor.
- Në segmentin 1 dhe 2 aktualisht janë angazhuar 1200 persona dhe janë të përfshira më shumë se 750 makina dhe pajisje të ndryshme ndërtimore, ndërsa në këto shifra janë të përfshirë edhe nënkontraktorët. Aktualisht, 60% e furnizuesve dhe 90% e nënkontraktorëve janë kompani vendore.
- Deri më tani, në segmentin Tetovë – Gostivar është mundësuar punë e pandërprerë në gjatësi prej rreth 9 km nga gjithsej 17,5 km.
Korridoret 8 dhe 10d nuk janë vetëm rrugë – ato janë lidhja jonë me rajonin, Ballkanin dhe Evropën. Me ndërtimin e segmenteve të reja, po e ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë.