I gjithë mekanizmi dimëror i vënë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimërore

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, si dhe me drejtorin e NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale, Kostadin Acevski, sot kryen vizitë në bazat e autostradave me qëllim për t’a vëzhguar nga afër situatën dhe kapacitetet e mekanizmave për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në kushte dimërore.

Gjatë vizitës është konstatuar se NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale i kanë vënë në dispozicion të gjitha mekanizmat dhe njëkohësisht është konstatuar se të gjitha ekipet janë në teren dhe trafiku zhvillohet pa pengesa, gjegjësisht qytetarët mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt deri në destinacionin e tyre të dëshiruar.

Në atë drejtim flasin të dhënat se në 38 punkte dimërore të NP për Mirëmbajtje të Rrugëve Rajonale dhe Magjistrale në vend janë vënë në dispozicion gjithsej 181 kamionë dhe 73 makina për mirëmbajtje dimërore të rrugëve shtetërore.

Zhvillim i pa pengesa dhe i sigurt i komunikacionit është një nga prioritetet kyçe të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Drejtori i NPRrSh-së, Ejup Rustemi dhe ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, realizuan një vizitë pune në Qendrën e Kontrollit në Petrovec, nga ku monitorohet plotësisht zhvillimi i sigurt i komunikacionit në Korridorin 10 dhe një pjese të Korridorit 8. Andaj paralajmërojmë sjellje të modeleve të reja shtesë të menaxhimit, siç është Sistemi Inteligjent i Transportit për këtë korridor, i cili do të rrisë më tej sigurinë e komunikacionit në infrastrukturën jashtëzakonisht të rëndësishme të autostradës.
Njëkohësisht, NPRrSh-ja për këtë vit parasheh fillimin e procedurës për modernizimin e stacioneve të pagesës në Korridorin 8.