Fundi e zbukuron veprën, ndërsa rruga e cila tashmë është në përdorim është fillimi i një qarkullimi të shpejtë dhe të sigurtë të mallrave dhe shërbimeve midis pjesës lindore dhe qendrore të shtetit, por edhe një lidhje rrugore e shpejtë dhe moderne midis dy qyteteve të Shtipit dhe Koçanit. Kilometrat e para i kaluan drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, kryetari i Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski. Segmenti i parë Shtip – Krupishtë u përfundua në vitin 2020.
“Me vënien në funksion të këtij segmenti të dytë, të rrugës ekspres Krupishtë – Koçan me gjatësi prej 13,75 km për të cilën kemi ndarë mjete në vlerë prej 18.23 milion euro të siguruara nga BERZH-i, u përmbyll ndërtimi i rrugës ekspres A3 Shtip – Koçan. Gjatësia totale e rrugës eksprese të re është 28 kilometra, dhe vlera e gjithë projektit ( të dy fazat) është rreth 40 milion euro. Rruga eksprese është e ndërtuar me kualitet të lartë ndërtimor. Gjërësia e rrugës është 11,4 metra, dhe ka katër korsi, dhe atë nga dy korsi trafiku prej 3,5 metra dhe dy korsi për ndales prej nga 2 metra, si dhe dy korsi bordure prej nga 0,20 metra. Shpejtësia maksimale e lëvizjes në rrugën ekspres është 110 kilometra në orë. Më lejoni në këtë rast t’i falemnderoj Kontraktorin e punëve ndërtimore “Sinohidro”, nga Republika e Kinës dhe Mbikëqyrësin “Patinvest Enginering” Sh.A Sofia, Republika e Bullgarisë për përfundimin e punimeve me sukses” theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Me këtë lidhje të shpejtë dhe moderne ndërmjet Shtipit dhe Koçanit mundësohet qasje më e lehtë për shkak se traseja e rrugës së re kalon jashtë vendbanimeve, por gjithashtu shkurton kilometrat e rrugës dhe kohëzgjatjen e udhëtimit, por mbi të gjitha më me rëndësi është rritja e sigurisë në komunikacion.
Lidhja për video deklaratën këtu.