Me rastin e jubileut të 55 vjetorit të ekzistimit të Shoqërisë për rrugë në Kongresin e dytë për rrugë fjalim mbajti edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, i cili theksoi se ky jubilej është i denjë për t’u respektuar dhe se është një nder i veçantë që të marr fjalë sepse Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është një nga themeluesit e Shoqërisë për rrugë, me të cilën plot 55 vite ndajmë të njëjtat synime dhe detyra.
Rustemi theksoi se në një vend në zhvillim, siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, më se e rëndësishme është infrastruktura rrugore e zhvilluar mirë dhe rrugë më cilësore, të cilat janë parakusht për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Prandaj politikat tona kanë qëllime të qartë dhe synojnë krijimin e një rrjeti cilësor rrugor përmes infrastrukturës moderne dhe funcionale. Dëshmi për përkushtimin tonë për ndërtim dhe rindërtim është cikli i investimit në vlerë prej mbi një miliardë euro në infrastrukturën rrugore që po zhvillohet në vend dhe që vihet re përmes ndërtimit të autostradave, magjistraleve si dhe të disa rrugëve rajonale, por edhe vëllim i rritur i rehabilitimit dhe rikonstruimit të rrugëve ekzistuese.
Vëllim i punës do të përforcohet pas përzgjedhjes së konsulentit të transaksionit ligjor dhe mbikëqyrësit dhe pas nënshkrimit të Kontratës me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka do të fillojë ndërtimi i autostradave në Korridorin 8 dhe Korridori 10D.
Me të gjitha këto projekte, infrastrukturën rrugore e ngritëm në një nivel shumë më të lartë, dhe e gjithë kjo nënkupton mundësi të tërheqjes së investitorëve të rinj, por edhe rritjen e konkurencës së vendit në tregun ekonomik. Gjatë viteve të fundit e shprehur në shifra, lirisht mund të them se kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1000 kilometra rrugë dhe përfshimë më shumë se 60 drejtime rrugore ndërsa e shprehur në shifra kemi investuar mbi një miliard euro’’, potencoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Ai iu referua bashkëpunimit të NPRRSH me partnerëst si Fakulteti i Ndërtimtarisë, konsulentët, projektuesit, arkitektët, inxhinjerët, kontraktorët, mbikëqyrësit si dhe të gjithë të tjerët, bashkëpunim të cilin e vlerësoi si të shkëlqyer dhe beson se do të vazhdojnë dhe më tej, por edhe problemeve të cilat lindin në mënyrë të pashmangshme.
Një problem të tillë ai e detektoi në përgatitjen e dokumentacionit projektues në pjesën e shpateve që shfaqet gjatë realizimit të projekteve me ç’rast tha: “ Gjithashtu konsideroj se në të ardhmen është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit të përkushtohen sa më shumë gjatë përgatitjes së dokumentacionit projektues që të arrihet një nivel më i lartë i cilësisë së dokumentacionit projektues, në veçanti do ta theksoj edhe njëherë se duhet kushtuar më shumë vëmendje në pjesën e projektimit të shpateve. Vlerësoj se tubimet e tilla janë një mundësi reale që përfaqësuesit profesional të shkëmbejnë përvoja me qëllim për t’i tejkaluar problemet që dalin gjatë realizimit të projekteve. Bashkëpunimi më i madh në të gjitha fazat e përgatitjes së projekteve është i një rëndësie të vaçantë për tejkalimin në kohë të çdo lloj pengese.”
Rustemi iu referua edhe rrjedhave të reja që po ndodhin në nivelin global në industrinë e ndërtimit, dhe të cilat na imponojnë synime dhe kërkesa të reja, siç janë menaxhimi i mirë dhe mirëmbajtje të mirë të rrugëve, sigurinë në komunikacion, mbrojtjen e mjedisit jetësor, politikat e transportit në kushtet e krizës ekonomike globale të imponuara nga pandemia dhe lufta në Ukrainë etj, duke potncuar se para nesh janë sfida të reja, të cilat përsëri na detyrojnë të mendojmë dhe t’i ridrejtojmë resurset.Por sipas Rustemit, vetëm në këtë mënyrë, me investime dhe angazhim të potencialeve dhe burime të punës mund të tejkalohet kriza në të cilën gjendemi të gjithë.
Përkrah profesorëve eminent dhe ekspertëve nga rajoni të pranishëm në Kongres, fjalim mbajtën edhe nënkryetar i Qeverisë së RMV-së, z. Bytyqi, si dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, z. Boçvarski.