Rustemi: Investojm për trafik të sigurt në Koridorin 8

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski inspektuan aktivitetet ndërtimore që po kryhen në rehabilitimin e rrugës shtetërore A2 seksioni Kumanovë-Stracin, faza e dytë

“Sot jemi këtu për të ndjekur progresin në realizimin e aktiviteteve ndërtimore të fazës së dytë të seksionit Kumanovë-Stracin. Bëhet fjalë për seksionin me gjatësi 16,64 km me një gjerësi të ndryshueshme prej 7 deri në 10 metra. Ky projekt është financuar nga Buxheti i NPRRSH dhe shuma e tij është në vlerë prej 7.2 milion euro. Do të kryhet rehabilitim i ndërtimit të plotë të rrugës me asfaltim në dy shtresa dhe sanim të 3 urave dhe 10 lëshime në shtroje plakash. Më në fund, në një të ardhme të afërt, do të përfundojnë vuajtjet dhe vështirësitë për banorët e këtij regjioni, dhe kjo rrugë, e cila është e vjetër 30 vite, do të rehabilitohet dhe rindërtohet me cilësi për të qëndruar gjatë, përshkak se këtu ekziston një frekuentim i trafikut të rëndë”, tha pas inspektimit Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore Ejup Rustemi .

Ai informoi se për momentin po punohet në më tepër lokacione ku në një pjesë të tyre po asfaltohet, ndërsa në një pjesë tjetër po kryhen punime të tjera ndërtimore. Afati i paraparë për përfundimin e rehabilitimit është në gusht të këtij viti.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski tha se mjetet gjithsej të planifikuara për përfundimin dhe rehabilitimin e tërë Korridorit 8, tejkalojnë shumën prej 700 milion euro.

“Drejtimi rrugor nga Kumanova deri në Stracin  po realizohet në dy faza. Investimi ka një vlerë totale prej 13 milion euro, ndërsa është paraparë rehabilitimi i seksionit me gjatësi prej 32 km. Ajo që është e rëndësishme është se do ta përmirësojmë ndjeshëm sigurinë e trafikut në këtë rrugë shtetërore. Në lidhje me fazën e parë nga Kumanova deri në fsh. Vojnik, tashmë kemi zgjedhur një kompani kontraktuese, jemi në fazën e përzgjedhjes për mbikëqyrje dhe presim që në muajin mars të fillojë rehabilitimi edhe i këtij seksioni, kështu që së bashku me drejtorin jemi plotësisht të fokusuar në modernizimin e këtij Korridor-i”, tha Ministri i Transporti dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski.
Vitin e kaluar, poashtu, ishte rehabilituar dhe rindërtuar rruga nga Rankovcë deri në Kriva Pallankë në gjatësi prej 21 km, dhe me rehabilitimet, sanimet dhe ndërtimet tjera të filluara në këtë regjion, do të fitojmë një Korridor 8 të plotë i cili do të jetë i sigurt për pjesëmarrësit në trafik.