Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Publike të rrugëve shtetërore Aleksandar Stojanov dhe kryetarin e komunës Mavrovë dhe Rostushë Mukrem Mehmedi, sot e lëshuan në përdorim aksin e rindërtuar rrugor
Mavrovë- Hanet e Mavrovës.
Rruga rajonale Mavrovë- Hanet e Mavrovës në gjatësi prej 6 kilometrave është asfaltuar, shkarja e dheut në kanalin e Beliçicës është sanuar, si dhe në atë pjesë është zgjeruar rruga. Investimi i përgjithshëm kap shumën e 1.2 milion eurove, tha ministri Vllado Misajlovski, duke shtuar se me këtë rikonstruktim dukshëm do të përmirësohet në këtë rajon qarkullimi në trafik.