PËR NEprint

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore punon si kompani:
“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore“

Emri i shkurtër i Ndërmarrjes Publike është:
“NP për rrugë shtetërore“

Selia e Ndërmarrjes publike në Shkup është në adresën:
rr. “Dame Gruev” nr.14
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë

е-mail: contact@roads.org.mk

tel: 02 3118-044
faks: 02 3220-535; 02/3116-385

Themeluesi i Ndërmarrjes Publike është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Për kryerje të punëve për planifikim, ndërtim, rikonstruksion, riparim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve publike, si dhe për menaxhim të rrugëve publike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë  themeloi Ndërmarrjen publike për Rrugë shtetërore.
Ndërmarrja publike funksionon si person juridik, në qarkullimin juridik vepron në mënyrë të pavarur dhe për veprimtaritë e ndërmarra mban përgjegjësi me të gjitha pronat e saj.
Për punën e vet përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është kompetente për:

  • Menaxhim të rrugëve shtetërore;
  • Propozim të programe pesë vjeçare për zhvillim dhe mirëmbajtje të rrugëve shtetërore;
  • Ndjekje dhe kontrolle të vazhdueshme të gjendjes së rrugëve shtetërore;
  • Marrje të masave për shfrytëzim racional të mjeteve për rrugët shtetërore;
  • Zbatim të punimeve për investime në rrugët shtetërore; 
  • Arkëtim të kompensimit për shfrytëzim të rrugëve shtetërore, si është rregulluar me këtë ligj;
  • Merr borxhe prej institucioneve të brendshme dhe të huaja;
  • Organizim i përpunimi të studimeve dhe projekteve për ndërtim, rikonstruksioni, mirëmbajtje, mbrojtje dhe arkëtim të taksës rrugore me të drejtën t’ua transferojë obligimet personave të tjera fizikë dhe juridikë në pajtim me ligjin
  • Autorizim i personave të tjera juridikë për ndërtim, rikonstruksion, rehabilitim, mirëmbajtje, mbrojtje, arkëtim të taksës rrugore për rrugët shtetërore, në pajtim me ligjin 
  • Propozime për dhënie me koncesion dhe lloje të tjera bashkëpjesëmarrjeje publike – private;
  • Lëshim të miratimeve, aprovimeve dhe opinioneve në përputhje me Ligjin për rrugë publike;
  • Organizim të aktiviteteve në lidhje me matje të ndryshme në qarkullimin, mbrojtje të rrugëve shtetërore, kadastër të rrugëve shtetërore dhe ndërtim i bazave të të dhënave sipas nevojës;
  • Zbatim dhe përdorim të sistemit për menaxhim të mirëmbajtjes së vijave rrugore (PMS) dhe të sistemit për menaxhim të mirëmbajtjes së urave (BMS); dhe
  • Mbështetje të ndërtimit të rrugëve të cilat nuk janë publike, në bazë të obligacioneve sipas ligjit.
Pjesë:

© 2014, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.