Sipas nenit 41 prej Ligjit për rrugët shtetërore (‘’Gazeta zyrtare e R.M.-së’’ nr.84/08, nr.52/09, nr.114/09, nr.124/10, nr.23/11, nr.53/11, nr.44/12 dhe nr.168/12), Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore lëshon Miratime për vendosje të tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës në rrugë*.

* Në pajtim me nenin 4, pikë 17, “SHIRITI MBROJTËS’’ është shirit tokësor në të dyja anët e shiritit rrugor në të cilin nuk mund të ndërtohen objekte, përveç objektesh që i shërbejnë rrugës. Sipas nenit 4, pikës 14, “SHIRITI RRUGOR” është hapësira në të dyja anët e trupit të rrugës, i cili shtrihet të paktën deri në një metër prej kufirit përfundimtar të prerjes së tërthortë të rrugës.

Dokumentacioni i nevojshëm i cili dorëzohet në Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore është:

  • Kërkesë

Pas kontrollës dhe përcaktimit të mikro-lokacioneve, dorëzohet:
Procesverbal prej kontrollës së kryer (4 kopje) dhe

  • Skica të tabelave me dimenzione dhe dizajn (4 kopje)
  • Miratimi pranohet pasi do t’i paguani mjetet sipas pro-faturës e dorëzuar në adresën Tuaj.

Afati i Miratimit për instalime është 1 vit, kurse për çdo vit tjetër bëhet kërkesë e re për zgjatje të miratimit, së paku 15 ditë para mbarimit të afatit kohor.
Llogaritja e mjeteve të cilat duhet të paguhen për ta marrë miratimin e kërkuar, bëhet në përputhje me Vendimin për shumën dhe mënyrën e vendosjes së tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës të rrugës shtetërore, për vendosje të instalimeve në trupin e rrugës dhe në shiritin rrugor të rrugëve shtetërore (“Gazeta zyrtare e R.M.-së” nr.139/08).
Në faqen interneti www.e-potsetnik.mk mund të informoheni nëse miratimi Juaj është gati dhe kur mund ta merrni. E-potsetnik është një ueb apliim www.e-potsetnik.mk, i cili funksionon si sistem në të cilin përmes mesazheve SMS dhe postës elektronike do të dërgohen njoftime dhe kujtesa për qytetarët dhe firmat kur miratimi për vendosje të reklamave është gati dhe mund të merret. Regjistrimi i përdoruesve në sistemin bëhet përmes ueb aplikimit ose një mesazhi SMS. Për më shumë informacione, vizitojeni  www.e-potsetnik.mk.

Në vazhdim mund ta shkarkoni kërkesën për Miratim për vendosje të tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës të rrugës.

Kontaktoni: odobruvanja_reklamni_tabli@roads.org.mk

Në vazhdim mund ta shkarkoni kërkesën për Miratim për vendosje të tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës të rrugës.