Sipas nenit 41 prej Ligjit për rrugët shtetërore (‘’Gazeta zyrtare e R.M.-së’’ nr.84/08, nr.52/09, nr.114/09, nr.124/10, nr.23/11, nr.53/11, nr.44/12 dhe nr.168/12), Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore lëshon Miratime për vendosje të instalimeve në shiritin mbrojtës në rrugë.
Me termin INSTALIME nënkuptohet: kabllot telefonike, telegrafike etj., gypa elektrike për tension të ulët, d.m.th. gypa për shkarkim, ujësjellje, sisteme me ujë të ngrohtë dhe pajisje të ngjashme të shiritin mbrojtës *.
* Në pajtim me nenin 4, pikë 17, “SHIRITI MBROJTËS’’ është shirit tokësor në të dyja anët e shiritit rrugor në të cilin nuk mund të ndërtohen objekte, përveç objektesh që i shërbejnë rrugës. Sipas nenit 4, pikës 14, “SHIRITI RRUGOR” është hapësira në të dyja anët e trupit të rrugës, i cili shtrihet të paktën deri në një metër prej kufirit përfundimtar të prerjes së tërthortë të rrugës.
Dokumentacioni i nevojshëm i cili dorëzohet në Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore është:
- – Kërkesë
- – Situata me kalime të shënuara dhe mbajtja e instalimit të lëndës në lidhje me rrugës shtetërore
Pas kontrollës dhe përcaktimit të kalimeve stacionazhe dhe të tërthorta, si dhe të menaxhimit gjatësor të instalimit:
- – Procesverbal prej kontrollës së kryer (4 kopje)
- – Situata me stacionazhet e plotësuara
- – Seksione të tërthorta për të gjitha kalimet me stacionazhe të plotësuara
- – Seksione të veçanta të tërthorta të rrugës për menaxhim gjatësor të instalimit në fryrje, pend dhe objekte me stacionazhe të plotësuara.
Miratimi pranohet pasi do t’i paguani mjetet sipas pro faturës e dorëzuar në adresën Tuaj.
Afati i Miratimit për instalime është i përhershëm.
Në vazhdim mund t’i shkarkoni kërkesat për Miratime për vendosje të instalimeve në shiritin mbrojtës të rrugës.