Sipas nenit 57, PIKA 2 prej Ligjit për rrugët publike (“Gazeta zyrtare e RM-së’’ nr. 84/2008, nr.52/2009 dhe nr.124/2010) pronarët e automjeteve që janë detyruar të regjistrohen, kompensimin për shfrytëzim të rrugëve publike e paguajnë me vetë regjistrimin e automjeteve
Shuma dhe mënyra e arkëtimit të kompensimit për shfrytëzim të rrugëve publike për automjete dhe mjete kyçëse (pagesë për rrugët) është përcaktuar me nenin 4 prej “Vendimit për shumën dhe mënyrën e arkëtimit të kompensimit për shfrytëzim të rrugës për automjetet dhe mjetet kyçëse (pagesë për rrugët , e marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe shpallur në “Gazetën zyrtare e RM-së” nr.118/2009.
Vendimi është marrë në bazë të nenit 57 pika 1 prej Ligjit për rrugët publike.
Pagesa për rrugët për automjetet dhe mjetet kyçëse të cilat i nënshtrohen regjistrimit paguhet për periudhë kohor prej 12 muajve, domethënë për periudhën në të cilën mjeti është regjistruar.
Automjetet të cilat regjistrohen për periudhë më të shkurtër se 12 muaj, paguajnë pjesë proporcionale të pagesës së përcaktuar për rrugë.
Pronarët e automjeteve dhe mjeteve kyçëse për trafik ndërkombëtar kanë të drejtën për kthim të shumës së paguar në varësi prej kohës që automjeti dhe mjeti kyç e kanë kaluar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kërkesa për kthim të shumës së paguar dorëzohet në Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore. Me kërkesën dorëzohet edhe provë për periudhën që automjeti e ka kaluar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në bazë të nenit 65 prej Ligjit për rrugët publike (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 84/2008), prej pagesës për shfrytëzim të rrugëve çlirohen automjetet e: personave të sëmurë me distrofi, multipleks sklerozë, paralizë cerebrale, paraplegi, kemiplegi, kvadriplemi, paralizë fëmijërore (poliomielitis), persona të verbër me dëmtime të shikimit mbi 90%, persona me dializë dhe persona me amputim krahu ose këmbe me dëmtim të miratuar mbi 80%, të përcaktuar me akt të komisionit të autorizuar pranë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë – vendime teknologjike të zbatuara në pikat pagësore në Republikën e Maqedonisë.
Në vijim mund ta merrni Vendimin për lartësinë dhe mënyrën e pagesës së kompensimit për shfrytëzimin e rrugëve publike për automjetet e motorizuara dhe për rimorkiot, të shpallur në “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 118/09 më datë 28.09.2009 si dhe Vendimin për ndryshim të Vendimit për lartësinë dhe mënyrën e pagesës së kompensimit për shfrytëzim të rrugëve publike për automjetet e motorizuara dhe rimorkiot, të shpallur në “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 103/14 më datë 10.07.2014.