Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Rrugë Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM.” nr. 84/08, nr. 52/09, nr. 114/09, nr. 124/10, nr. 23/11, nr. 53/11, nr. nr.44/12 dhe nr.168/12), Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore lëshon Leje për vendosjen e tabalave reklamuese (bilborde) në shiritin mbrojtës rrugor.
* Në pajtim me nenin 4 pika 17 “SHIRITI MBROJTËS” është një brez toke në të dy anët e brezit rrugor në të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë objekt, me përjashtim të objekteve që janë në funksionim të rrugës. Në pajtim me nenin 4 pika 15 “SHIRRITI RRUGOR” është hapësira në të dy anët e trupit të rrugës që shtrihet të paktën një metër nga skaji fundor i diametrit kryq të rrugës.
Dokumentacioni i nevojshëm i cili dorëzohet në Ndërmarrjen Publike:
- KËRKESË
Pas këqyrjes së realizuar dhe përcaktimit të mirkolokacioneve dorëzohen:
- Procesverbali nga këqyrja e realizuar (4 fotokopje) dhe
- Skicë të tabelave me dimensione dhe zgjidhje ideore (4 fotokopje)
Lejet merret pas kryerjes së pagimit paraprak të mjeteve në Pro-faturë e cila do t’ju dërgohet në adresën tuaj.
Vlefshmëria e lejes për tabela reklamuese është 1 vjet, për secilin vit vijues dorëzohet kërkesë e re për vazhdimin e lejes, së paku pesëmbëdhjetë ditë para skadimit të afatit të të njëjtës.
Llogaritja e mjeteve që duhet të paguan për marrjen e Lejes së kërkuar, bëhet në pajtim me Vendimin për lartësinë e kompensimit për vendosje të tabelave reklamuese në shiritin mbrojtës të rrugës shtetërore, për vendosjen instalimeve në trupin e rrugës dhe në shiritin rrugor të rrugës shtetërore (“Gazeta zyrtare RM” nr. 139/08)
Për atë se kur Leja jua është gati dhe mund ta merrni, informohuni në ueb faqen www.e-potsetnik.mk. Е-përkujtuesi në ueb aplikacionin www.e-potsetnik.mk është sistem i cili përmes SMS porosisë dhe postës elektronike, do të dërgon njoftim, përkatësisht përkujtim deri te qytetarët dhe firmat kur leje për vendosjen e reklamave është gati dhe kur mund të merret. Regjistrimi i shfrytëzuesit të sistemit, për marrjen e shërbimit do të mund të bëhet përmes ueb aplikacionit ose përmes sms porosisë. Për më informacione më të detajuara në www.e-potsetnik.mk.
Kontakt: odobruvanja_reklamni_tabli@roads.org.mk
Në vazhdim mund të shkarkoni kërkesën për Leje për vendosje të tabelave reklamuese (bilborde) në shiritin mbrojtës rrugor.