Në bazë të nenit 7 të Vendimit për lartësinë, mënyrën e pagesës, evidencën dhe kontrollin e taksës për shfrytëzimin e rrugëve publike për automjetet motorike dhe rimorkiot (taksa rrugore), (“Gazeta zyrtare e R. së Maqedonisë” 81/08), pronarët e automjeteve motorike dhe rimorkiot me të cilat kryhet komunikacioni ndërkombëtar kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e shumës së paguar në raport me kohën që automjetit motorik dhe rimorkiot kanë kaluar jashtë Republikës së Maqedonisë.
Kërkesa për kthimin e shumës dorëzohet në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore (në formularët e marrë nga UEB faqja më poshtë), ndërsa në kërkesë detyrimisht dorëzohet dëshmi për kohën që automjetit e ka kaluar jashtë Republikës së Maqedonisë, kopje të certifikatës së bankës për Kompensim të paguar për Rrugë Publike dhe kopje të patentë shoferit të automjetit.
Kërkesa përmbledhëse për kompensim të shumës që është dorëzuar në vitin aktual duhet t’i referohet të gjithë vitit të kaluar (shembull: kërkesa e paraqitur në vitin 2015 duhet t’i referohet periudhës 01.01-31.12.2014).
Kontakt: vrakjanje_patnataksa@roads.org.mk
Formularët e nevojshme për kërkesë të kthimit të shumës mund t’i merrni në vijim.

DEKLARATË CRM

Kërkesë individuale dhe specifikacion për kthim të mjeteve nga kompensimi që paguhet gjatë regjistrimit të automjetit motorik dhe rimorkio

Kërkesë përmbledhëse për kthim të mjeteve nga kompensimi që paguhet gjatë regjistrimit të automjetit motorik dhe rimorkios