Trajanovski: Aktivitete intensive për stabilizimin e shpateve në autostradën Kërçovë – Ohër

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, ku aktualisht në Seksionin 4, po punohet në mënyrë intensive për stabilizimin e shpateve.

Në këtë fazë po ndërtohen shtylla drejtkëndëshe kundër rrëshqitjes me përmasa prej 3 x 2 metra, të cilat janë të vendosura në një thellësi prej rreth 20 metrash dhe janë pjesë kyçe e masave për stabilizimin dhe sigurimin e shpatit.

“Për realizimin e këtij operacioni të ndërlikuar ndërtimor po përdoren makanizma moderne dhe të specializuara. Për ngritjen dhe vendosjen e kafazit të armaturës po përdoret vinç, me kapacitet nominal mbajtës prej 110 tonësh”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetëror, Koce Trajanovski, dhe gjithashtu shtoi se: “Procedura e ndërtimit po realizohet në disa faza të njëpasnjëshme. Pas përfundimit të shpimit dhe përgatitjes së vrimës, me vinç ngrihet dhe vendoset kafazi i armaturës. Më pas vijon faza përfundimtare – betonimi i shtyllës. ”

Këto aktivitete kanë rëndësi të veçantë për stabilizimin e terrenit dhe vazhdimin e sigurt të ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. Bëhet fjalë për punime ndërtimore të ndërlikuara që kërkojnë preciziteti të lartë, përdorim të teknologjisë së përshtatshme dhe angazhim të mekanizimit të specializuar.

Presim që punimet ndërtimore në këtë segment të vazhdojnë me një dinamikë të shtuar, me qëllim që të gjitha aktivitetet e parashikuara ndërtimore të realizohen  në përputhje me dokumentacionin projektues dhe afatin e përcaktuar të ndërtimit.