Skip to content

Trajanovski: „Sot po vendosim gur themelin e autostradës më të ndërlikuar dhe më të vështirë, e cila në një distancë të shkurtër prej vetëm 10,5 kilometra do të ketë tunele të shumta, viadukte, ura, galeri në një terren kompleks kodrinoro-malor, një terren që do të jetë një sfidë si për projektuesit poashtu edhe për kontraktorët!“

„Sot nuk po vendosim vetëm gur themelin e një autostrade, por po vendosim bazën për një Maqedoni më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lidhur fuqishëm me fqinjët, rajonin dhe Evropën. Me fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë, nga nyja rrugore Stenkovec deri në pikën kufitare Bllacë, në gjatësi prej rreth 10,5 kilometrash, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së kësaj lidhjeje strategjike rajonale. Me përzgjedhjen e ‘Granit’ për kontraktor u krijuan kushte konkrete për vendosjen e këtij gur themeli. Ky investim është veçanërisht i rëndësishëm sepse na lidh me portin e Durrësit, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë përmes Kosovës.“, deklaroi në vendosjen e sotme të gur themelit për fillimin e ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, drejtori i Ndërmarrjes Publike, Koce Trajanovski.

Ai gjithashtu shtoi se financimi është siguruar përmes një huamarrjeje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me vlerë prej 167,6 milionë euro, me grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor prej 30,82 milionë euro, mjete nga buxheti i NPRSH-së për shpronësim, si dhe mjete grant për projektuesit Hill International dhe ADT Omega.

Trajanovski në fjalimin e tij iu referua edhe karakteristikave teknike të autostradës, e cila do të ketë dy drejtime rrugore, secila me nga dy korsi qarkullimi dhe një korsi ndalimi, me gjerësi totale prej rreth 27,5 metrash, dhe shtoi: „Kjo është autostrada më e ndërlikuar dhe më e vështirë, e cila në një distancë të shkurtër prej vetëm 10,5 km do të ketë tunele të shumta, viadukte, ura, galeri dhe e cila do të jetë një sfidë si për projektuesit ashtu edhe për kontraktorët! Për shkak të terrenit kodrinor-malor, projekti parashikon ndërtimin e: 5 tuneleve  me dy tuba (tub të majtë dhe të djathtë), 8 urave, 11 nënkalimeve, 4 galerive, 9 mureve mbajtëse. Afati i ndërtimit është 4 vjet. Afati i ekzekutimit është katër (4) vjet. Autostrada Shkup – Bllacë do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të rrisë sigurinë dhe do të ulë kostot e mirëmbajtjes së mjeteve, ndërsa rruga ekzistuese do të mbetet si një lidhje alternative për popullsinë lokale dhe qytetarëve të tjerë.“, tha Koce Trajanovski, drejtori i NPRSH-së, i cili është bartësi kryesor i projektit për ndërtimin e autostradës.

Në vendosjen e gur themelit të pranishëm ishin kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Mickoski dhe Kurti, si dhe ministrat resor të Tansportit, por edhe politikanë të tjerë të shumtë, zyrtarë qeveritarë, deputetë, ambasadorë dhe drejtorë.

Pjesë: