NPRRSH po e zgjeron rrjetin e shitjes së pajisjeve M-Tag përmes bashkëpunimit me A1 Maqedoni dhe Telekomin e Maqedonisë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po e zgjeron rrjetin e shitjes së pajisjeve M-Tag për pagesë elektronike të taksës rrugore. Përmes partneritetit strategjik me operatorët celular A1 Maqedoni dhe Telekomi i Maqedonisë, pajisjet tani bëhen më të qasshme për qytetarët në të gjitha pikat e tyre të shitjes në mbarë vendin.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski së bashku me drejtorët kryesor ekzekutiv të operatorëve celular A1 Maqedoni, Metodija Mirçev dhe të Telekomit të Maqedonisë, Goran Markoviq, konfirmuan bashkëpunimin, bashkëpunim i cili është përgjigje e kërkesave të shoferëve  për shërbim më të shpejtë dhe më efikas

Në vend të praktikës së derimëtanishme për furnizim të M-tag pajisjeve vetëm në pikat pagesore në mbarë vendin ose në hapësirat e NPRRSH-së në Qendër, qytetarët tani mund ta sigurojnë pajisjen e tyre M-Tag në pikën më të afërt të shitjes të dy operatorëve celular. “Qëllimi ynë përfundimtarë është modernizimi dhe minimizimi i pranisë njerëzore në procesin e pagesës. Me stimulimin e pagesës elektronike, sigurojmë qarkullim më të shpejtë të automjeteve, rrisim sigurinë dhe që është më e rëndësishme, i eliminojmë mundësitë për keqpërdorim të sistemit”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Paralelisht me digjitalizimin, NPRRSH po punon edhe në zgjerimin e terrenit. Këto ditë filloi ndërtimi shtesë i pikë pagesës në Milladinovci, me qëllim eliminimin e “ngushticës” në këtë segment rrugor. Deri në përfundim të punimeve, u bëjmë apel shoferëve ta shfrytëzojnë pikë pagesën në Petrovec e cila ka kapacitet më të madh.