Pas nënshkrimit të mëparshëm të Aneksit numër 8 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për Sistem Politik, Lupço Dimovski, dhe Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, sot nënshkruan edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe përfaqësuesi gjeneral i Sinohidro në vendin tonë, Çen Çen.

Me Aneksin numër 8 të Marrëveshjes duhet të mundësohet përfundimi i punimeve ndërtimore në autostradën në ndërtim e sipër, pas çka janë parashikuar 186 milionë euro shtesë dhe një afat përfundimi deri më 31 maj të vitit 2027. Kjo është e domosdoshme për shkak të punimeve të reja të paparashikuara dhe shtesë të ndërtimit që janë të nevojshme dhe thelbësore për përfundimin e plotë dhe cilësor të projektit dhe aktiviteteve ludhur me:
- Sanimin e 14 rrëshqitjeve të dheut dhe sigurimin e stabilitetit global,
- Rrethojës elastike mbrojtëse duke përdorur standardin EN 1317,
- Ndërtimit të një qendre kontrolli,
- .Punime shtesë për ndërtimin e rrugëve paralele
Me këtë janë tejkaluar sfidat e projektit me pjerrësitë dhe rrëshqitjet e dheut dhe mund të vazhdohet më intensivisht me aktivitetet ndërtimore.
Përndryshe, në periudhën e kaluar, veçanërisht vitin e kaluar, me mbështetje të fortë nga Qeveria, është përshpejtuar progresi i projektit, kështu që më 13 korrik, 7 shtator dhe 31 dhjetor 2025, u mundësua hapja e hershme e 13,5 kilometrave, 12,34 kilometrave dhe 2,12 kilometrave të pjesëve të para të trasesë – rrugës kryesore nga Vrbjani në Botun, si dhe Klimeshtani – Ohër, me një gjatësi totale të dy rrugëve prej 27,96 kilometra.
Gjithashtu, u ndërtuan disa nga rrugët hyrëse për në fshatrat përreth, me ç’rast u arritën rezultate të rëndësishme gjatë fazave të ndryshme të ndërtimit.