Takim mes drejtorit të NPRRSH-së dhe ambasadores së sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NP për Rrugë Shtetërore), Koce Trajanovski, zhvilloi një takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ekselenca e Saj Jiang Xiaoyan.
Në takim u shpreh kënaqësi e përbashkët për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, si dhe pritshmëri që ambasadorja e re do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, infrastrukturës dhe investimeve.

Në këtë drejtim u theksua se NP për Rrugë Shtetërore tashmë ka një bashkëpunim të suksesshëm me Republikën Popullore të Kinës përmes kompanisë kineze “Sinohydro”, e cila është kontraktori i punimeve të autostradës Kërçovë–Ohër, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Drejtori Trajanovski në deklaratën e tij theksoi se bashkëpunimi me institucionet dhe kompanitë kineze tashmë po jep rezultate konkrete:

“NP për Rrugë Shtetërore tashmë ka një bashkëpunim të suksesshëm me Bankën Eksim të Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen financiare të së cilës përmes kredisë u siguruan fondet për ndërtimin e autostradës Miladinovci–Shtip, si dhe për realizimin e autostradës Kërçovë–Ohër, ndërtimi i këtyre projekteve kapitale infrastrukturore iu besua kompanisë kineze ‘Sinohydro’, e cila punoi edhe në ndërtimin e Gradsko–Drenovë, gjegjësisht pjesë të rrugës ekspres Farish–Drenovë, si dhe në ndërtimin e rrugës ekspres Shtip–Koçani, pra Krupishtë–Koçani. E gjithë kjo përbën një bazë të fortë për përmirësimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve”, deklaroi Trajanovski.
Drejtori Trajanovski dhe ambasadorja Xiaoyan konstatuan se bashkëpunimi në infrastrukturë dhe investime do të vazhdojë.