Skip to content

Sanimi i rrugës rajonale Stenjë – Konjsko

Me qëllim zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale të rajonit të Prespës, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në Programin për vitin 2025 ka parashikuar 30 milionë denarë për sanimin e rrugës rajonale R1307, në segmentin nga fshati Stenjë në dretim të fshatit Konjsko.

Për t’u siguruar në vendngjarje se çfarë është realizuar deri më tani nga sanimi i parashikuar, realizuan inspektim drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, deputetët Gjorgija Sajkoski dhe Kire Bozhinovski, zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale, Aleksandar Shukovski, si dhe ekipet e tyre profesionale.

Deri tani, në rrugën rajonale Stenjë–Konjsko është kryer sanimi i trupit të rrugës në gjatësi prej 3.800 metra, me nivelimin e saj dhe vendosjen e 1.300 m³ shtresë tamponi me gjerësi prej 4,5 – 5 metra. Gjithashtu, është kryer asfaltimi i 3.800 metrave, me vendosjen e gjithsej 1.980 tonë shtresë asfalti, me gjerësi mesatare prej 3,6 metra, ndërsa trupi i rrugës në kthesa është zgjeruar deri në 4,5 metra.

Ky sanim realizohet përmes Programit për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Shtetërore për vitin 2025, i zbatuar nga Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ( NP Rrugët e Maqedonisë).

Ky rajon piktoresk, i cili shumë pak është i prekur nga dora e njeriut dhe ku natyra duket sikur është e paprekshme, është vend ideal për pushim për të gjitha shqisat njerëzore dhe pikërisht për këtë arsye NP për Rrugë Shtetërore i kushton vëmendje përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Investimi, do të përmirësojë ndjeshëm qasjen në rajonin e Prespës, do të nxisë zhvillimin e turizmit dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike të komuniteteve lokale.

Pjesë: