Skip to content

NPRRSH: Inspektim i aktiviteteve lidhur me stabilizimin e shpateve në autostradën në ndërtim e sipër Kërçovë–Ohër

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit Aleksandar Nikoloski, si dhe kryetarin ekomunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski dhe komunës së Debërcës, Zlatko Siljanoski, deputetin Gjorgija Sajkoski, zëvendësministrin për administratë publike Llaze Jakimoski, realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në ndërtimin e autostradës Kërçovë–Ohër, konkretisht aktivitetet e lidhura me stabilizimin e shpateve.

Trajanovski dhe Nikoloski shprehën kënaqësi për përparimin që është në përputhje me planet e parashikuara. Gjatë inspektimit, ekipet profesionale u informuan për mënyrën dhe procedurën që zbatohet gjatë stabilizimit të shpateve.

 

Nga kontraktori i punimeve ndërtimore dhe mbikëqyrësi, ata u informuan se aktualisht po kryhen aktivitete në nënsegmentet 1 dhe 2, ku po bëhet përgatitja e masave mbrojtëse të shpateve, si pyllëzimi, vendosja e rrjetës gjeokompozite, spërkatja me beton. Më pas, në shpatin në kilometrin e 15-të po realizohet zgjidhja me galeri dhe po punohet në depërtimin dhe betonimin e pilonëve, vendosjen e kallëpeve dhe armaturës për pllakën, kallëpe dhe armaturë për kolonat rrethore, armaturë dhe kallëpe për murin mbajtës, etj.

Përpjekjet janë që pjesa më e madhe e autostradës në ndërtim të jetë funksionale dhe e vënë në përdorim për udhëtim më të lehtë drejt qendrës turistike Ohër.

Pjesë: