Skip to content

Inspektim i rehabilitimit të rrugës shtetërore A2, segmenti Izvor–Vërbjan dhe segmenti Botun–Klimeshtan

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka filluar rehabilitimin e dy segmenteve të rrugës shtetërore A2, Izvor–Vërbjan dhe Botun–Klimeshtan, me një gjatësi totale prej 15,1 km dhe me vlerë të vlerësuar të projektit prej 5,53 milionë euro.

Në këtë drejtim, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me ministrin e transportit Aleksandar Nikoloski dhe kryetarët e komunave Kërçovë dhe Debërcë, Aleksandar Jovanovski dhe Zlatko Siljanoski, deputetin Gjorgija Sajkoski, zëvendësministrin për administratë publike Llaze Jakimoski, inspektuan aktivitetet ndërtimore lidhur me këtë rehabilitim.

Punimet ndërtimore filluan në mes të tetorit, kur kontraktori “Granit” u përfshi në punë. Mbikëqyrjen mbi  punimet ndërtimore e bën GEING, ndërsa afati i parashikuar për përfundimin e punimeve është një vit, pra tetor 2026.

Me rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, segmentit Izvor–Vërbjandhe segmentit Botun–Klimeshtan, do të mundësohet qasje e shpejtë dhe e sigurt drejt dy komunave, Kërçovë dhe Debërcë, do të përmirësohet siguria në trafik dhe do të lehtësohet transporti i mallrave dhe shërbimeve, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe më gjerë.

 

Nga aktivitetet aktuale që po kryhen tani, veçojmë:

  • Rregullimi i rrugës ekzistuese – përmirësim me gërryerje dhe profilizim,
  • Përgatitja e bazës për asfaltim – spërkatje e barabartë me emulsione bituminoze,
  • Furnizimi, transporti dhe vendosja e shtresës përfundimtare të betonit asfaltik (AB),
  • Vendosja e shtresës mbajtëse të bitumit (BNS), duke përfshirë furnizimin dhe transportin e asfaltit.

 

Pjesë: