Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore realizoi me sukses projektin për sanimin e murit mbajtës dhe mbrojtjen e rrugës rajonale R1202 në afërsi të Manastirit të Bigorit, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Ky projekt ka për qëllim të sigurojë stabilitetin e infrastrukturës rrugore dhe të mundësojë qarkullim të pandërprerë të automjeteve në një nga lokacionet turistike më të frekuentuara në rajon.
Përpos sanimit të murit mbajtës, është ndërtuar edhe një hapësirë e re parkimi e dedikuar për udhëtarët dhe turistët që vizitojnë këtë vend të rëndësishëm fetar maqedonas. Me këtë zgjidhet problemi shumëvjeçar i parkimit dhe përmirësohet qasja e vizitorëve në manastir.

Aktivitetet ndërtimore filluan vitin e kaluar dhe përfshinë një sërë punimesh komplekse:
• pastrimin e trasës nga shkurret dhe pemët,
• gërmim mekanik dhe krijimin e mbushjes,
• vendosjen e shtresës tampon nga gurë të grimcuar,
• vendosjen e bordurave të reja dhe gardhit metalik për këmbësorë,
• asfaltimin e sipërfaqes së rrugës,
• shënjimin me bojë reflektuese për rritjen e dukshmërisë dhe sigurisë.

Vlera totale e projektit është 569.591 euro, që paraqet një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ofertës turistike në rajon. Kontraktor i punimeve ishte ESKAVATORI-MK SHPKNjP import-eksport, Shkup, ndërsa mbikëqyrjen e realizoi GEING SHPK Shkup.
Me realizimin e këtij projekti, krijohen kushte për komunikacion të sigurt dhe të pandërprerë, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë.