Trajanovski: “Ndërtojmë rrugë më të mira, për një të ardhme më të sigurt!”

Rrugët nuk janë vetëm vija në hartë – ato janë lidhje që sjellin zhvillim, tregti dhe siguri. Në Kongresin kushtuar infrastrukturës rrugore, ku u diskutua për të ardhmen, për planifikimin modern, teknologjitë e reja, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e qëndrueshëm, i organizuar nga Shoqata e Rrugëve, mori pjesë drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.Ai theksoi se këtë vit Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore me investime mbi 500 milionë euro realizoi projekte të rëndësishme dhe i vuri në përdorim rrugët ekspres Kriva Pallankë–Stracin, Gradsko–Drenovë, si dhe 37 km të autostradës Kërçovë–Ohër.

Trajanovski foli edhe për projektet e reja, duke thënë se Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po punon në segmente të reja, rikonstruime dhe zgjidhje teknike për fazën e dytë të ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë, për autostradat e reja që janë pjesë e Korridorit 8 të cilat po ndërtohen nga Bechtel dhe Enka, si dhe për lidhje të tjera rajonale.

Trajanovski nuk iu referua vetëm ndërtimit të rrugëve të reja, por tha se NPRRSH po përpiqet të investojë edhe në mirëmbajtjen e rregullt dhe parandaluese të rrugëve, përmes sistemit RAMS, i cili mundëson planifikim të mençur dhe ndjekje të gjendjes. Mirëmbajtja parandaluese nënkupton rrugë më të sigurta dhe shpenzime më të ulëta – deri në 50% kursim.
Qëllimi ynë është i qartë: një rrjet rrugor modern, funksional dhe i sigurt që i lidh njerëzit dhe hap mundësitë.