NPRRSH po punon për zgjidhjen e përmirësimit të lidhjes infrastrukturore të Komunës së Negotinës me autostradësn A1 dhe të lidhjes rajonale me Kavadarin

Me qëllim të mundësimit të një qasjeje të shpejtë dhe të sigurt nga dhe drejt autostradës A1, si dhe lidhjes me zonën qendrore urbane të Negotinës, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po punon për një zgjidhje për ndërtimin e një objekti infrastrukturor – dalje nga autostrada A1, segment nga rrethrrotullimi te rruga e vjetër 103 për në Gjevgjeli, rruga magjistrale “Zhelezniçka”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Marshall Tito”, Komuna e Negotinës.

Projekti është një ide e përbashkët dhe do të jetë realizim i përbashkët midis NP për Rrugë Shtetërore dhe Komunës së Negotinës. Pikërisht kjo ishte arsyeja e inspektimit në terren nga drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski me ekipin e tij dhe kryetarit të Komunës së Negotinës Goran Stojanov me sekretaren e komunës Marija Naceva dhe ekipit komunal.

Gjatësia e parashikuar e objektit infrastrukturor është 1.54 km dhe me vlerë të vlerësuar prej 1.8 milionë euro. Në këtë drejtim, është në proces përzgjedhja e operatorit ekonomik për ndërtim, ndërsa aktivitetet ndërtimore pritet të fillojnë në fillim të vitit 2026.

Gjendja aktuale e segmentit nga dalja e autostradës A1, që është pjesë e Korridorit 10, përmes rrethrrotullimit te rruga e vjetër 103 për në Gjevgjeli, rruga magjistrale “Zhelezniçka”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Marshall Tito” në Komunën e Negotinës, nuk i plotëson nevojat e trafikut.

 

Për shkak të elementeve teknike të papërshtatshme dhe pikave të shumta konfliktuale, ky segment nuk i përmbush standardet minimale për zhvillimin e sigurt dhe efikas të trafikut.

Me ndërtimin e objektit të ri infrastrukturor në të njëjtën trasë, do të mundësohet:

  • Qasje e shpejtë dhe e sigurt deri në dhe nga autostrada A1,
  • Lidhje më e mirë me zonën qendrore urbane,
  • Rritje e sigurisë në trafik,
  • Transport më i lehtë i mallrave dhe shërbimeve.

Kjo ndërhyrje do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Negotinës dhe rajonit më të gjerë.

Gjithashtu, në këtë rajon është paraparë rehabilitimi i rrugës rajonale R1103, Kavadar – Negotinë, me gjatësi prej rreth 10 km dhe me vlerë të vlerësuar prej 6–7 milionë euro, projekt që pritet të përfundojë për 10 muaj, gjë që do të mundësojë trafik më të shpejtë dhe më të sigurt mes dy komunave, si dhe përgatitjen e dokumentacionit projektues në vitin 2026 për ndërtimin e një rruge ekspres që do t’i lidhë dy qytetet dhe që do të nënkuptojë lidhje më të mirë të transportit dhe zhvillim ekonomik të rajonit.