Për shkak të deformimeve dhe plasaritjeve të shfaqura në murin mbajtës të një nënkalimi në qarkoren Shkup në rrugën shtetërore A2, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka ndërmarrë aktivitete për sanimin e tyre. Këto gjendje, me shumë gjasa, janë shkaktuar nga drenazhi joefikas që çon në mbushje me ujë të nënkalimit, veçanërisht pas reshjeve të rrëmbyeshme.
Inspektim të punimeve realizoi drejtori i NPRRSH-së Koce Trajanovski me ekipin e tij, kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski dhe deputeti Bojan Stojanoski.
Në përputhje me projektin, është paraparë riprojektimi i kanalit sipërfaqësor për kahëzimin e ujit drejt kanalit nënrrugor; pastrim të kanalit ekzistues; rikonstruktim i drenazhit qendrore në trupin e rrugës; rikonstruktim të drenazhit të majtë; heqje të sistemit ekzistues, përfshirë edhe pusetat, dhe vendosja e një linje të re me tuba; rikonstruktim dhe rehabilitim të konstruksionit të rrugës; sanimi i plasaritjeve në shtyllën e fundit të nënkalimit me injektim; ndërtim të barbakanëve shtesë për drenazhim të ujërave nga trupi i nënkalimit, etj.
Kontraktor i punimeve është kompania VATO, ndërsa Mbikëqyrës është GEING. Vlera kontraktuse e projektit me 18% TVSH është 18.486.234,00 denarë.
Gjatë realizimit të aktiviteteve ndërtimore për sanim me kohëzgjatje prej 12 muaj, nga Ministria e Transportit dhe MPB-së është miratuar regjim i përkohshëm i komunikacionit.