Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore: Po përmirësojmë infrastrukturën rrugore dhe po realizojmë disa aktivitete ndërtimore të rëndësishme në Komunën e Dellçevës

Në Komunën e Dellçevës po realizohen disa aktivitete ndërtimore të rëndësishme të financuara nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Me qëllim të inspektimit të aktiviteteve aktuale, drejtori i NPRRSH-së Koce Trajanovski, së bashku me ekipin e tij profesional, zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale Aleksandar Shukovski dhe ekipin e tij, si dhe në prani të deputetit Dragan Kovaçki dhe këshilltarit të Komunës së Dellçevës Ivan Gocevski, realizuan një vizitë në terren ku po punohet në rikonstruimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Po punohet në sanimin e pjesëve të rrugëve rajonale R1302 (dalja nga Dellçeva drejt Pehçevës), R2341 (Dellçevë – fshati Gabrovë), si dhe në devijimin pranë zonës së lumit Cërkvenska, ku paralelisht po përgatitet projekti për sanimin e urës së dëmtuar.

Në Programin për vitin 2025, NPRRSH ka paraparë 20 milion denarë për sanimin e një pjese të rrugës R1302, në një sipërfaqe prej 10.200 m². Punimet përfshijnë gërryerjen e shtresës së vjetër të rrugës dhe vendosjen e një shtrese të re asfalti me një sasi totale prej 1.400 tonë.

Për segmentin Dellçevë – fshati Gabrovë (R2341), janë planifikuar 22 milion denarë. Do të vendoset shtresë e re asfalti prej 2.120 tonë në një sipërfaqe prej 12.500 m², me ndërtimin e bankinave në të dy anët e rrugës.

Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë të komunikacionit deri në sanimin e plotë të urës pranë zonës së lumit Cërkvenska, po investohen 6 milion denarë për tamponimin dhe asfaltimin e devijimit. Aktualisht është në proces përgatitja e dokumentacionit projektues për sanimin e urës.

Kontraktor i të gjitha aktiviteteve ndërtimore është NP “Rrugët e Maqedonisë”. Investimi total i NPRRSH-së, për infrastrukturën rrugore në Dellçevë për vitin 2025 është 48 milion denarë.

Gjithashtu, këtë vit në këtë rajon NPRRSH planifikon të investojë 155 milion denarë në segmentin e rrugës shtetërore A3, Zvegor (Dellçevë) – Kalimi kufitar me Republikën e Bullgarisë, i cili është në gjendje shumë të keqe, por së shpejti do të marrë një pamje të re pasi në vjeshtë fillojnë aktivitetet ndërtimore.

Me rehabilitimin e këtij segmenti në gjatësi prej rreth 5.3 km, do të mundësohen kushte më të mira për zhvillimin e komunikacionit – komunikacion më të sigurt, më ekonomik dhe me rrjedhje të pandërprerë të automjeteve.

Projekti përfshin gërryerjen e plotë të shtresës ekzistuese të asfaltit dhe vendosjen e asfaltit të ri: rreth 31.000 m² shtresa e parë dhe rreth 55.000 m² shtresa përfundimtare. Përveç kësaj, në pjerrësitë kritike do të kryhet pastrim dhe largim i materialit shkëmbor të paqëndrueshëm, do të vendoset rrjetë mbrojtëse çeliku, si dhe sinjalizim të ridhe pajisje rrugore.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe sigurisë së qytetarëve.