Skip to content

Trajanovski: Po e lehtësojmë qarkullimin e trafikut përmes regjimit të përkohshëm të komunikacionit në mbikalimin, që është pjesë e nyjes rrugore Podmolje’’

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me Kryetarin e Qeverisë së RMV-së, Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe kryetarin e Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, inspektuan punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër nga Klimeshtani deri në Ohër, si dhe inspektim të punimeve ndërtimore në nyjen rrugore Podmolje ku njëkohësisht mbikalimi u vu nën regjim të përkohshëm të komunikaionit.

’’Sot inspektuam dhe njëkohësisht vendosëm nën regjim të përkohshëm të komunikacionit mbikalimin që është pjesë e nyjes rrugore Podmolje, me çka do të lehtësohet ndjeshëm qarkullimi i komunikacionit dhe do të rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion të cilët e përdorin këtë nyje rrugore çdo ditë në drejtim të Ohrit, Strugës apo në drejtim të Kërçovës.

Njëkohësisht dua të theksoj se me vendosjen e regjimit të përkohshëm kohor të komunikacionit do të krijohen kushte për ndërtimin e korsisë së djathtë të autostradës në zonën e nyjes rrugore, por edhe kushte për ndërtimin e pikëpagesës 1e cila shpien nga Strugë në drejtim të Ohrit dhe pikëpagesës 4 e cila shpien nga Kërçovës në drejtim të Ohrit. Presim që ndërtimi i tyre të zhvillohet shpejtë, me çka do të përparojnë punimet për përfundimin e nyjes rrugore Podmolje.

Më parë, siç e dini, që nga fillimi i muajit korrik qytetarët, turistët dhe të gjithë ata që udhëtojnë drejt Ohrit, qarkullojnë në autostradë me përjashtim në Botun, ku kemi një rrëshqitje të komplikuar të dheut që duhet zgjidhur, ndërsa me një ritëm të përshpejtuar po punohet dhe po kryhet asfaltimi në trasenë kryesore të një pjesë të autostradës në ndërtim Kërçovë – Ohër,’’ deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Ai gjithashtu shtoi se ka filluar asfaltimi i rrugës paralele qasëse Trebenishtë – Podmolje – Ohër, drejt vendbanimeve Gorenci dhe Orovnik, dhe se ka përfunduar betonimi i nënkalimit në segmentin 4 në 10+800km midis fshatit Mesheishtë dhe Trebenishtë, ndërsa në mënyrë intensive po bëhet asfaltimi i një kilometër e gjysmë rrugë në anën e majtë të autostradës pas pompës së benzinës Eko Petroll.

Me ritëm të pandërprerë po punohet në mbikalimin tek fshati Podmolje në rrugën rajonale, por edhe në aksin rrugor në Shën Erazmo, ndërsa në shiritin qendror po vendoset gardh elastik mbrojtës, ndërsa në Trebenishtë po punohet në nënkalimin në të cilin po ndërtohen muret mbështetëse si dhe po punojmë në mënyrë intensive në zgjidhjen e lidhjes me pompat e benzinës. 

 

Pjesë: