Po punohet në mënyrë intensive për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir në gjatësi prej rreth 40 km, e cila është pjesë e Korridorit 10d dhe e projektit për ndërtimin e katër akseve rrugore, që realizohen nga konsorciumi amerikano-turk Bechtel dhe Enka.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, në terren u njoftua për statusin aktual të realizimit të aktiviteteve ndërtimore, ku u njoftua se aktualisht është mundësuar punë e pandërprerë në një gjatësi prej rreth 11.5 km dhe se po kryhen aktivitete ndërtimore për ndërtimin e 1 ure, 2 nënkalime, 2 mbikalime, 4 kalime pllakash dhe 22 kalime cilindrike. Në këto pozicione punojnë rreth 700 persona dhe janë përfshirë më shumë se 400 makina dhe mekanizma të ndryshëm nga Kontraktori dhe nënkontraktorët.
Në ndërkohë janë duke u zhvilluar punime të tokës në një pjesë të trasesë kryesore, po bëhet pastrimi i vegjetacionit, largimi i shtresës së humusit, ndërsa në një pjesë të trasesë kryesore ka filluar ndërtimi i mbushjeve. Deri më tani janë kryer gërmime prej rreth 660,000.00m³ tokë, janë vendosur 350,000.00 m³ material për mbushje, janë prodhuar 30,000.00 m³ beton për përfundimin e punimeve të betonit në aksin rrugor. Është ndërtuar edhe një kamp për akomodim të përkohshëm me një kapacitet për më shumë se 750 persona.
Çdo punë në terren sjell sfida. Kështu është edhe në këtë trasë, ku ende është në proces heqja dhe shkatërrimit i mjeteve shpërthyese të vjetra, të cilat i hasëm në një pjesë të trasesë, ndërsa për gjetjet e mundshme arkeologjike, nga ana e institucioneve kompetente është siguruar mbikëqyrje e herëpashershme dhe e vazhdueshme e trasesë. Në të dy rastet, punimet për ndërtimin e aksit rrugor në lokacionet spërkatëse ndërpriten derisa të sigurohen konfirmimet përkatëse se trasa e planifikuar është e pastër dhe nuk ka pengesa për vazhdimin e punimeve.
Konstruksioni financiar për këtë segment të infrastrukturës rrugore është vlerësuar në 260 milionë euro sipas studimit të fizibilitetit.