Është kryer sanim ndërhyrës i përkohshëm i rrugës së dëmtuar të nyjes rrugore në afërsi të Bellvit dhe nyjes rrugore në Hipodrom

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore gjatë periudhës së fundit i është përkushtuar nyjeve rrugore rreth kryeqytetit, ku dëmtimet ishin të mëdhaja.
Kështu, përmes NP për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale ( Rrugët e Maqedonisë), kemi realizuar sanimin e rrugës së dëmtuar në nyjen rrugore në afërsi të Bellvit dhe nyjes rrugore të Hipodromit.

Më konkretisht, në periudhën e fundit, për shkak të dëmtimit të madh të rrugës, është kryer sanimi ndërhyrës i përkohshëm, për shkak të dëmtimeve të mëdha ishte vënë në rezik siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Me sanimin e tyre, e rikthyem sigurinë në komunikacion. Gropat e mëdha nuk paraqesin më një rrezik dhe ky sanim i realizuar na jep hapësirë dhe kohë t’i përkushtohemi projektit për rehabilitimin e nyjes rrugore, për të cilin tashmë është dhënë urdhër për përgatitje, projekt lidhur me rehabilitimin dhe sanimin e përhershëm të qarkores në Shkup, duke përfshirë hyrjen dhe daljen në të.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, mëngjesin e sotëm së bashku me kryetarin e Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski dhe në prani të zëvendësdrejtorit të NP ’’Rrugët e Maqedonisë’’ Aleksandar Shukovski, dhe udhëheqësit të Njësisë për mbështetjen e punës së drejtorit Lulzim Shaqiri, realizuan kontrollë mbi punimet e realizuara gjatë periudhës së kaluar kur u sanuan dëmtimet.

“Sanimi është bërë me urdhërin tonë (të NPRRSH-së), ndërsa e realizoi NP për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale “Rrugët e Maqedonisë’’. Është kryer sanim i pjesëve më të dëmtuara të nyjes rrugore në afërsi të Bellvit dhe të nyjes rrugore në Hipodrom. Në nyjen rrugore në afërsi të Bellvit janë sanuar: krahu për dalje nga Shkupi në drejtim të Ilindenit dhe krahu nga Bellvi në drejtim të Shkupit. Ndërsa në nyjen rrugore në Hipodrom janë sanuar pjesë te rrugës së nyjes rrugore, krahu për lidhje me qarkoren nga ana e Milladinovcit dhe krahu për dalje nga qarkorja për në Kumanovë. Gjithsej janë sanuar 21.000 m2 si dhe është vënë 4.500 ton asfalt. Vlera e punimeve është 57 milionë denarë, mjete të siguruara përmes programit të NPRRSH-së. Falënderoj për bashkëpunimin konstruktiv Komunën e Ilindenit si dhe NP “Rrugët e Maqedonisë’’ për sanimin e kryer. Vazhdojmë më tej me sanimin ndërhyrës të përkohshëm aty ku ka nevojë’’, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.