Ura mbi lumin Vardar afër fshatit Bashinë plotësisht është sanuar dhe është vënë tërësisht në funskion, dhe në teren për këtë u bindën drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me kryeministrin e qeverisë Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit Aleksandar Nikollovski, kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev, si dhe deputetë nga rajoni por edhe profesorë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë.
Kjo urë, e cila ka rëndësi jetike për shkak se lidh disa vendbanime, përkatësisht lidh Velesin, Çashkën, Izvorin dhe Bogomilën, dhe në të cilën çdo ditë ka frekuencë të madhe të automjeteve, përfshirë automjete të lehta transportuese dhe furgonë, makina, por edhe kamionë të mëdhenj, për fat të keq për një periudhë të gjatë kohore ura kishte dëmtime të dukshme. Gjendja shqetësuese e urës, e cila është ndërtuar që në vitin e largët 1971, ishte arsyeja që Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore të kërkojë një vlerësim profesional nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, dhe që nga fillimi i vitit morrëm rekomandim që ura të mbyllet dhe ndërmeren masa urgjente për sanimin e saj.
Në fillim të këtij viti, ura u mbyll për çdo lloj qarkullimi, ndërsa më vonë u vendos regjim i përkohshëm i qarkullimit gjatë së cilit paralelisht u realizuan edhe punimet e sanimit të urës.
’’Pas konstatimit të kësaj gjendje të pafavorshme, e cila fillimisht rezultoi me mbyllje të përkohshme të urës për çdo lloj trafiku, ne i përveshëm mëngët dhe filluam me aktivitetet për sanimin e saj, si dhe aktivitete për ndjekjen e gjendjes së urës, sepse për shkak të rëndësisë së saj strategjike nuk mund të lejojmë që për një periudhë të gjatë kohore të jetë e mbyllur. Një falemderim i madh për profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, të cilët ndihmuan në montimin e pajisjeve më moderne nën vetë urën, e cila kryen monitorin 24 orë, dhe çdo lëvizje në urë evidentohet, Kontraktorit të punimeve ndërtimore “Syntek Engineering” ShPKNjP Shkup, i cili punimet i filloi më 21 mars me një intensitet të përshpejtuar dhe i përmbushi pritshmëritë tona dhe ja, sot kemi një urë të sanuar dhe të sigurtë’’ – deklaroi me këtë rast drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.
Qarkullimi mbi urë po zhvillohet në të dy drejtimet, por megjithatë mbetet që qakullimi i automjeteve të rënda transportuese të cilat kalojnë çdo ditë dhe e dëmtojnë më së shumti urën, të zhvillohet me kujdes.
Gjatë punimeve ndërtimore është trajtuar pjesa e poshtme e urës, është vendosur një lloj i ri i materialit për përforcimin e shtyllave, si dhe ura është sanuar nga mbrenda me zgjidhje më bashkëkohore. U punua në mbrojtjen e tyre, u bë armimi i mbajtësve kyesorë të urës që ishin të dëmtuar dhe u betonuan sërisht, si dhe u përforcua pjesa e poshtme e tyre. U ndërmorën aktivitete për përforcimin me elemente çeliku, me ç’rast u përforcuan shtyllat dhe u vendosën lidhje çeliku në to, me çka rikonstruimi i urës është finansuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa projekti ka qenë në vlerë të përgjithshme prej 29.045.170,18 denarë apo rreth 472.000 euro me TVSH.
Ky sanimi i përfunduar i urës në fshatin Bashinë duhet që t’i zgjatë jetëgjatësinë e përdorimin për 5 deri në 10 vjet.