Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski morri pjesë në panel diskutimin “Menaxhim drejtë rezultatetve”, në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Administratës Publike, e cila u mbajt me rastin e Ditës së nëpunësve publik dhe shërbimeve publike.
Më tej, Trajanovski iu referua menaxhimit të insitucionit të cilin ai drejton, pasi është i vetmi i këtij lloji në shtet që ndërton rrugë dhe prandaj është më se i rëndësishëm që menaxhimi i tij të jep rezultate të dukshme edhe për qytetarët.
Trajanovski tha se ai dhe Qeveria e RMV-së kanë sjellë një impuls të ri në zgjidhjen e problemeve të ngecura shumëvjeçare dhe se rezultatet janë të dukshme në teren.
Sipas tij, është i nevojshëm një vizion i qartë, një strategji dhe një sistem për ndjekjen e përparimit dhe ndikimit të projekteve, në veçanti projekteve strategjike që aktualisht menaxhohen nga NPRRSH, siç është ndërtimi i autostradave në Korridorin 8 dhe 10D, si dhe të tjera me të cilat përmirësohet infrastruktura rrugore në vend.
Trajanovski rikujtoi se kur e ndërmori funskionin, ka hasë në një gjendje jashtëzakonisht të keqe, e cila u sanua shumë shpejt përmes punës së palodhshme.
“Trashëguam një gjendje katastrofale ku projektet fare nuk janë menaxhuar dhe punët e zakonshme administrative kanë qenë të bllokuara për më shumë se një, dy apo edhe tre vite. Do të jap vetëm një shembull – rruga eksprese Gradsko – Prilep, më sakt segmenti Gradsko – Drenovë i cili është arteria kryesore e të gjithë rajonit qendror dhe shpien drejt Maqedonisë jugperëndimore, i cili duhej të përshpejtonte lëvizjen, ishte i bllokuar për një vit e gjysmë. Me punë të palodhshme ditë e natë i zhbllokuam proceset, e përshpejtuam ndërtimin dhe rezultati ishte lëshim i segmentit në fillim të vitit, ndërsa përfitimet janë udhëtim më i shpejtë, vozitje më komode dhe më të sigurtë, si dhe zhvillim i përshpejtuar i rajonit.
Së shpejti do të vihet në funksion edhe pjesa e dytë e segmentit nga Drenova deri në Farish, ku kemi hasur në shkëmbinj të rrezikshëm dhe ku duhej të menaxhohej me sukses menaxhimi i rreziqeve dhe të zbuteshin shpatet për të rritur sigurinë në segment.
E zhbllokuam dhe e përshpejtuam edhe projektin për ndërtimin e rrugës eksprese Kriva Pallankë – Stracin, e cila për disa vite radhazi qëndronte në vend, por me praninë e vazhdueshme në terren dhe zgjidhjen e problmeve në vendngjarje, si dhe me aplikimin e përfitimeve moderne të teknologjisë, edhe atë e përfunduam dhe e lëshuam në funskion në fillim të këtij viti. Kemi sjellë një impuls të ri në zgjidhjen e problemeve të vjetra shumëvjeçare dhe rezulatete janë të dukshme në terren”, potencoi në fjalimin e tij drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.
Trajanovski gjithashtu shtoi se Maqedonia aktualisht ndodhet në një cikël investimesh në të cilin gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim të favorshëm, gjegjësisht në cikël ku nga faza e ngecjes së punimeve kanë kaluar në fazën e ndërtimit të rrugëve. Po punohet me një rritëm të përshpejtuar që 40 kilometrat e para të autostradës Kërçovë – Ohër të lëshohen në funksion deri më 10 korrik, nga fshati Vërbjan deri në Ohër, me përjashtim të pjesës tek Botun , ku ka rrëshqitje të dheut e cila duhet të sanohet. Po punohet në mënyrë intensive edhe në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, ku dhe është bërë një përpjekje e madhe për të zhbllokuar procesin e shpronësimit dhe për të hapur sa më shumë fronte për punë në teren. Sipas tij, realizimi i ndërtimit të autostradave krahasuar me vitin e kaluar është katër fish më i madh ndërsa pritshmëritë janë që të dyfishohet apo trefishohet, pasi që ndodhemi në fillim të sezonit veror ndërtimor.