Trajanovski: ’’Përfundoi brenda afatit kohorë rikonstruimi me zgjerim në segmentin Ura Ponov – hyrja në Bogdanci, si pjesë e rrugës rajonale R1109’’

Punimet ndërtimore për rikonstruimin me zgjerim të segmentit Ura Ponov – hyrja në Bogdanci, si pjesë e rrugës rajonale R1109, filluan në qershor të vitit 2024 dhe afati për përfundimin e punimeve ndërtimore ishte 12 muaj, afat i cili u respektuar plotësisht në përputhje me Marrëveshjen.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski në prani të kryeministrit të Qeverisë së RMV-së Hristijan Mickovski dhe kryetarit të Komunës së Bogdancit, Bllazhe Shapov, si dhe një numri të madh të të ftuarve, e lëshoi në funskion segmentitn e rikonstruar.

“Rikonstruimi i këtij segmenti është në gjatësi prej 4,83 km dhe gjatë realizimit të rikonstruimit është kryer zgjerimi i rrugës me përmirësimin e elementeve gjeometrike të rrugës nga 5.70m(5.90m) në 6.60m gjerësi të korrsisë, të bankinave prej 1.30m, bermave dhe rigolave me 0.50m, gjegjësisht gjerësia totale e rrugës tani është 9.20m. Vlera e investimeve të punimeve ndërtimore ishte e mbuluar me mjete nga buxheti i NPRRSH-së në vlerë të përgjithshme prej 303,646,570 denarë, gjegjësisht 5,000,000.00 euro. Me realizimin e këtij segmenti përmirësohet infrastruktura rrugore në rajon, mundësohet furnizim i pandërprerë i mallrave dhe materialeve, por gjithashtu përmirësohet edhe lidhja lokale dhe rajonale me vendbanimet në rajon” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski.

Është kryer rikonstruim i plotë i shtresës së poshtme të rrugës, është ndërtuar nënshtresa, është shtruar një shtresë e re lidhëse  me dy shtresa asfalti, dhe përshshkak të dëmtimeve të shumta të urës është kryer sanim i plotë i saj, janë përforcuar shtyllat e mesme me rritje të seksionit tërthor, është kryer hidroizolim i përshtatshëm dhe janë vendosur dy shtresa asfalti. Është bërë zgjerimi i objektit nga 8.00m në 9.20m. Është vendosur rrethojë mbrojtëse për ndalimin e automjeteve, si dhe është instaluar rrethojë e re për këmbësorë. Gjithashtu, është bërë zgjidhje e nivelizimit të ri në kryqëzimin Stojakovo,si dhe janë ndërtuar bankina me stabilizim mekanik, kanale betoni të vendosura në të dy anët e rrugës, si dhe kanale dheu. Me qëllim të zhvillimit të sigurt të trafikut për të gjithë pjesëmarrësit, është vendosur sinjalizim i ri horizontal dhe vertikal.

Kontraktor i punimeve ndërtimore për rikonstruimin me zgjerim të rrugës rajonale R1109 segmenti Ura Ponov – hyrja në Bogdanci është ZHIKOLL,  ndërsa mbikëqyrës Shoqata për Menaxhim me Projekte EOS Shkup.