Trajanovski: “Rrisim sigurinë në rrugën magjistrale Ohër – Shën Naum. Përfundoi rikonstruimi i segmentit me gjatësi prej 24,4 km!”

Përfundoi rehabilitimi i rrugës magjistrale Ohër – Shën Naum në gjatësi prej 24,4 kilometra, investim me vlerë prej 11,7 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, në prani të kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, kryetarit të Komunës së Ohrit, Kirril Pecakov si dhe në prani të një numri të madh të të ftuarve e lëshuan në funksion këtë segment të rëndësishëm.

’’ Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe domethënien e këtij segmenti e cila është rrugë magjistrale që ka rëndësi të jashtëzakonshme rajonale për shkak se paraqet lidhje rrugore me Republikën e Shqipërisë. Për fat të keq, pavarësisht rëndësisë së jashtëzakonshme, katër dekada të plota ky segment priti për rehabilitim. Ja ku jemi sot të gjithë së bashku për të ndarë me ju këtë lajm të bukur që për dekada të plota e prisnin edhe banorët lokal të cilët çdo ditë e shfrytëzojnë këtë rrugë magjistrale, por edhe udhëtarët tjerë të cilët duan ta shohin perlën mbi perlat e bregut të Ohrit, kompleksin Shën Naum. Prandaj sot kemi një rrugë magjistrale më të sigurtë dhe të rehabilituar” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, gjatë ceremonisë së lëshimit në funskion të segmentit.

Me rikonstruimin për shkak të rritjes së sigurisë në trafik, si dhe shikueshmërisë në rrugë u krye shpërndarja e shpateve nga materiali shkëmbor i paqëndrueshëm dhe u vendos rrjetë mbrojtëse e çeliktë përgjatë shpatit.
U vendos sinjalizim i ri vertikal dhe horizontal, gjegjësisht shenja të reja të komunikacionit, u krye shënimi i sinjalizimit horizontal, lyerja me ngjyrë rrugore dhe u vendos rrethojë mbrojtëse elastike për mbrojtje më të madhe.

Gjerësia e rrugës magjistrale është e ndryshueshme nga 5 deri në 6 metra dhe për shkak të rritjes së dukshmërisë dhe sigurisë në trafik, si dhe mbrojtjes së shpatit nga rrëshqitja e dheut, u realizua e ashtuquajtura ’’depërtimi’’ shpërndarja e shpateve të materialit shkëmbor të paqëndrueshëm.
Me rehabilitimin e këtij segmenti kryesor turistik rrugor, rrisim sigurinë në trafik dhe sigurojmë lidhje cilësore rrugore nga Ohri deri te kompleksi i manastirit Shën Naum. Gjithashtu, po e përmirësojmë rrjetin rrugor, rrisim cilësinë e potencialit turistik dhe nxisim zhvillimin ekonomik në rajonin e Ohrit.