Ura mbi lumin Vardar në fshatin Bashino, është e ndërtuar që në vitin e largët 1971, e cila me dekada të tëra ka qëndruar me dëmtime të dukshme që paraqisnin rrezik për jetën e atyre që e shfrytëzojnë çdo ditë ose periodikisht, urë e cila ishte përkohësisht e mbyllur dhe më pas u lëshua në përdorim me regjim të përkohshëm, nga data 21 marsi, ura është në fazë të sanimit. Për këtë arsye, drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Velesit, Kolev, deputetët Zdravkovski dhe Jamalov, si dhe me dekanin e Fakultetit të Ndërtimtarisë, Markovski, realizuan inspektim të aktiviteteve për sanimin e të njëjtës.
“Jemi të gjithë këtu së bashku për të parë nga afër se si po zhvillohen aktivitetet për sanimin e urës, ku siç mund të shohim Kontraktori i punimeve “Syntek Engineering” ShPKNjP Shkup, po punon me intensitet të përshpejtuar, dhe pritshmëritë tona janë që punimet të vazhdojnë pa pengesa, ashtu siç kanë rrjedhë deri më tani dhe në përputhshmëri me Marrëveshjen, gjithçka duhet të përfundojë deri më 21 qershor të këtij viti,. Kjo urë lidh Velesin, Çashkën, Izvorin dhe Bogomilën – pra disa vendbanime dhe është me rëndësi jetike për shkak të frekuencës së lartë të automjeteve, përfshirë kamionë të rëndë, automjete të lehta transportuese, furgonë, si dhe makina, por për fat të keq, për një periudhë të gjatë kohore ura kishte dëmtime të dukshme dhe pas një vlerësimi profesional të kërkuar nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, morrëm rekomandim që ura të mbyllet dhe të ndërmeren masa urgjente për sanimin e saj. Por, pas dy muajsh ndalim të qarkullimit, ura u lëshua sërisht në funksion dhe trafiku po zhvillohet vetëm në korsinë e mesme, ku dëmtimi është më i vogël, dhe është i rregulluar me semaforë në të dy anët. Është vënë në fuqi ndalesa për qarkullimin e kamionëve më të rëndë se 40 tonë, për të cilën kemi asistencë nga SPB Veles – që don të thotë se ekipet policore rregullojnë lëvizjen e kamionëve të rëndë. Ne u jemi mirënjohës për asistencën dhe bashkëpunimin. Gjithashtu falënderojmë profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup që ndihmuan në montimin e pajisjeve më moderne nën vetë urën, të cilat bëjnë monitorim 24 orë dhe çdo lëvizje mbi urë regjistrohet ” – deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë SHtetërore, Koce Trajanovski pas inspektimit të realizuar.
Kontraktori i punimeve informoi se gjatë punimeve ndërtimore po trajtohet pjesa e poshtme e urës, po vendoset një lloj i ri i materialit në shtyllat mbajtëse për t’i përforcuar ato, dhe se ura po sanohet nga brenda me zgjidhje më bashkëkohore. Deri tani janë përfunduar shtyllat të cilat përmbajnë shirita karboni, po punohet në mbrojtjen e urës nga pjesa e sipërme, gjegjësisht lyerjea me shtresë epoksi, e cila gjithashtu ka përfunduar.
Po bëhet lyerja me të ashtuquajturin llaç riparimi dhe tani mbetet të realizohet armimi i mbajtësve kryesorë të urës që janë dëmtuar, si dhe ribetonimi dhe ripërforcimi i tyre nga ana e poshtme. Kontraktori i punimeve ndërtimore gjithashtu filloi me aktivitetet për përforcimin e elementeve me lidhje çeliku që do t’i përforcoj shtyllat , përkatësisht do të vendosen lidhje çeliku në shtyllat, me ç’rast do të përforcohet struktura e urës.“
Rikonstruimi i kësaj ure financohet nga NPRRSH, përkatësisht nga Qeveria, ndërsa projekti ka vlerë prej 24.614.554 denarë ose rreth 400.000 euro pa TVSH. Sanimi i urës në fshatin Bashino pritet që përdorimin e saj ta zgjasë për 5 deri në 10 vjet.